Njësia për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup, përkatësisht Departamenti për Krime të Gjakut dhe Seksuale, ka paraqitur në Prokurorinë Themelore Publike Shkup një kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar ndaj A.M. (41) dhe J.R. (34), të dy banues në Shkup. Ata dyshohen për veprën penale “sulm seksual dhe përdhunim”, të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.
Të lidhura
None found
Sipas dyshimeve, ngjarja ka ndodhur më 17.07.2026, rreth orës 21:45, përgjatë rrugës Lisiçe-Dolno Lisiçe. Të dy dyshohet se, përmes forcës fizike dhe kërcënimeve, kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32-vjeçare të Serbisë, e cila banon në Shkup.
A.M. dhe J.R. janë paraqitur përpara gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili vendosi si masë sekuestrimin e përkohshëm të dokumenteve të tyre të udhëtimit.
