Me kërkesë të NP Pyjet Kombëtare, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave ka miratuar vazhdimin e ndalimit të plotë për lëvizje në pyje dhe në tokat pyjore që administrohen nga kjo ndërmarrje publike.
Të lidhura
None found
Masa do të jetë në fuqi nga 1 deri më 30 shtator, gjatë gjithë ditës, nga ora 00:00 deri në orën 24:00. Vendimi është marrë për shkak të rrezikut të lartë nga zjarret pyjore në hapësirat e hapura.
Ndalimi nuk përfshin Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Policinë Pyjore, Qendrën e Menaxhimit të Krizave, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Inspektoratin Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, NP Pyjet Kombëtare, subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe punë pyjore apo angazhohen në mbrojtjen e pyjeve, si edhe personat që disponojnë leje me shkrim për lëvizje në pyje.
Qarkullimi do të mundësohet vetëm përmes një autorizimi me shkrim, të cilin e lëshojnë degët e NP Pyjet Kombëtare – Shkup për territoret që kanë nën menaxhim. Për respektimin e kësaj mase përgjegjës janë punonjësit e NP Pyjet Kombëtare të angazhuar në aktivitetet e mbrojtjes, Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, Policia Pyjore dhe Ministria e Brendshme.
Nga Ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se qytetarët që duan të lëvizin në pyjet e parqeve, si për shembull në Vodno, apo në parqet kombëtare, duhet t’u drejtohen për informacion personave juridikë që i menaxhojnë këto zona.
