Mungesa e vaksinës kundër tetanusit për të rriturit ngre shqetësime te qytetarët

Disa qytetarë i janë drejtuar Alsat me ankesa lidhur me mungesën e vaksinës kundër tetanusit në klinikat infektive.

Nga Ministria e Shëndetësisë, të pyetur për këtë problem, u përgjigjën se janë siguruar doza të mjaftueshme për imunizimin e fëmijëve kundër tetanusit, por nuk dhanë sqarim për mungesën e vaksinave të dedikuara për të rriturit.

Të lidhura

None found

“Ministria e Shëndetësisë informon se janë siguruar sasi të mjaftueshme për imunizimin e rregullt të fëmijëve kundër Tetanusit, për të cilin Ministria është përgjegjëse përmes programit të imunizimit. Institucionet e shëndetit publik, në përputhje me përgjegjësitë e tyre ligjore, planifikojnë në mënyrë të pavarur nevojat dhe zbatojnë procedurat e duhura për prokurimin publik të vaksinave të Tetanusit”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Tetanusi është një sëmundje akute infektive që shkaktohet nga sporet e bakterit Clostridium tetani, të pranishme në tokë, hi, në traktet intestinale të kafshëve dhe njerëzve, si edhe në sipërfaqen e lëkurës dhe në mjete të ndryshkura si gozhda, gjilpëra dhe tela me gjemba. Për këtë arsye, imunizimi konsiderohet thelbësor për të shmangur pasojat e kësaj bakterie, të cilat mund të jenë fatale./Alsat/


Shtuar 24.06.2026 19:17

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetkavbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş