Ministria e Shëndetësisë njofton se po ndërmerr hapa për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave kundër gripit sezonal, me qëllim që imunizimi i grupeve të cenueshme të nisë në përputhje me planifikimin.
None found
Sipas ministrisë, vonesa lidhet me një vështirësi globale në prodhim, e shkaktuar nga ndryshimet në tipet e viruseve që përfshihen në vaksinën e këtij sezoni. Furnizimi përmes kanaleve ndërkombëtare pritet të realizohet gjatë këtij muaji.
Ministria sqaron se për tenderin e shpallur të prokurimit nuk është paraqitur asnjë ofertë. Ajo thekson se shkak nuk është procedura e ndjekur në vend, por një problem i prodhimit në nivel botëror. Për herë të parë këtë vit, janë ndryshuar njëkohësisht të tre tipet virale të përfshira në vaksinë: dy të gripit A dhe një të gripit B. Përditësimi i tyre nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjencia amerikane FDA solli shtyrjen e nisjes së prodhimit nga kompanitë në mbarë botën.
Për të siguruar vaksinat, Ministria e Shëndetësisë thotë se po mban kontakte të vazhdueshme me vendet e rajonit dhe me shtete të tjera, ndërsa pret që furnizimi të kryhet së shpejti, brenda këtij muaji.
Ministria nënvizon se vaksinimi është mbrojtja më e sigurt ndaj formave të rënda të gripit dhe komplikacioneve, veçanërisht për personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Qytetarët do të njoftohen në kohë për çdo zhvillim të ri.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i…
Mospërputhja e shumës së subvencionit për vaktin studentor me inflacionin, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ujit në konviktet studentore, vonesat…
Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vitomiricë ku u vra Arlinda Zekaj.…
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur opinionin publik…
Inspektorati Policor i Kosovës, njofton opinionin publik se në kuadër të mandatit dhe kompetencave ligjore, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë…