Categories: maqedoni

Vaksinimi kundër gripit sezonal nis të hënën në Maqedoninë e Veriut

Aplikimet për vaksinimin kundër gripit sezonal janë hapur tashmë në sistemin elektronik „Termini Im”, ndërsa procesi i imunizimit në Maqedoninë e Veriut pritet të nisë të hënën.

Të lidhura

None found

Deri tani janë siguruar 30 mijë doza të vaksinës. Edhe 26 mijë të tjera pritet të mbërrijnë deri më 15 nëntor, ndërsa synimi i autoriteteve shëndetësore është që për këtë sezon të sigurohen gjithsej 80 mijë doza.

Vaksinimi do të organizohet sipas prioriteteve mjekësore. Në grupet që do të kenë përparësi përfshihen personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, punonjësit e shëndetësisë dhe fëmijët e moshës nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.

Autoritetet presin gjithashtu furnizimin me vaksina të reja BCG, të cilat mbrojnë të porsalindurit nga tuberkulozi. Dozat e siguruara përmes UNICEF-it nga një prodhues japonez pritet të mbërrijnë brenda pak ditësh.

Furnizimi i mëparshëm me vaksinën BCG ishte pezulluar përkohësisht si masë paraprake, pasi në Kroaci ishin raportuar katër raste të osteomielitit te fëmijët.

të fundit

Cannavaro zbulon dëshirën e Van Dijk, Milani shihet si destinacioni i mundshëm

Fabio Cannavaro ka zbuluar një prapaskenë interesante për të ardhmen e Virgil van Dijk, duke thënë se mbrojtësi holandez i…

5 minutes ago

Mercedes-Benz zgjeron linjën SL me një version të ri luksoz që pritet në vitin 2027

Mercedes-Benz po përgatitet të zgjerojë familjen e modelit të njohur SL Roadster, duke prezantuar një version të ri që do…

5 minutes ago

Një veturë blihet për 60 mijë euro, por pas tre vjetësh mund të vlejë më pak se 17 mijë

Imagjinoni të blini një veturë të re për 60 mijë euro, por vetëm tre vjet më vonë të mund ta…

6 minutes ago

GJKKO pushon çështjen ndaj Taulant Ballës pas padisë së Albana Vokshit për shpifje dhe fyerje

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të premte, më 27 nëntor, pushimin e çështjes penale ndaj Taulant Ballës, i akuzuar…

16 minutes ago

Leopardi 19-vjeçar kthehet në fenomen online, trupi i rrumbullakosur ngjall reagime

Një leopard 19-vjeçar në Kinë është kthyer papritur në një sensacion në rrjetet sociale, për shkak të pamjes së tij…

21 minutes ago

Kërkohet paraburgim për 38-vjeçarin e dyshuar për vrasjen pranë Liqenit të Smilkovës

Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për vepër penale…

22 minutes ago