Pensionistja Dobrilla, pasi ka përjetuar përfitimet e vaksinimit kundër gripit sezonal, aplikon çdo vit për ta marrë vaksinën falas.
Ajo tregon se këtë vit arriti të caktojë termin shpejt dhe e konsideron vaksinimin mënyrën më të mirë për të mbrojtur shëndetin e saj të brishtë.
None found
Mjekja Kljuseva kujton se vaksina ofrohet pa pagesë për personat e grupeve me rrezik të lartë. Ajo shpjegon gjithashtu si mund të aplikohet për vaksinim.
Në repartin e pediatrisë, ndërkohë, janë shtuar kontrollet ambulatore dhe rastet e fëmijëve të shtruar në spital.
Përveç vaksinimit, qytetarëve u rekomandohet të ajrosin rregullisht ambientet e brendshme dhe t’i mbajnë ato të ngrohta, të lajnë duart shpesh, si dhe të shmangin grumbullimet dhe kontaktet me persona që kolliten.
Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik dhe ulja e stresit këshillohen gjithashtu si hapa plotësues për t’u kujdesur për shëndetin gjatë sezonit të gripit.
Interesi për t’u vaksinuar kundër gripit sezonal është në rritje. Vaksinimi mbetet një nga masat kryesore për të pakësuar rrezikun e komplikimeve shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se rezervat e vaksinave janë të mjaftueshme për të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet për vaksinim. Personave që kanë caktuar termin, por nuk mund të paraqiten, u kërkohet ta anulojnë atë, në mënyrë që të lirohet vendi për një qytetar tjetër të interesuar.
Tiranë – Studentët që prej javësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës janë organizuar për herë të parë në një…
Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rreth 77…
Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti, u takuan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.Sipas…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ahmeti bëri…
Qeveria e Republikës së Kosovës ka kujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Në një njoftim për media, ekzekutivi kosovar ka…
NATO do të mbajë të hënën, më 23 nëntor, një takim në Bruksel për të diskutuar incidentin e rëndë ajror…