Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë vendin janë arrestuar 13 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.
Të lidhura
None found
Nga të ndaluarit, tetë kishin vozitur pa e kaluar provimin për patentë shoferi. Në Kavadar, një drejtues automjeti u kap nën ndikimin e alkoolit, ndërsa në Veles u arrestua një shofer që kishte vozitur edhe pse ndaj tij ishte në fuqi masa e ndalimit.
Policia ka arrestuar gjithashtu dy shtetas të huaj, njërin nga Turqia dhe tjetrin nga Ukraina, pasi në autostradat A1 dhe Shkup–Veles kishin lëvizur me shpejtësi dy herë më të lartë se kufiri i lejuar.
MPB-ja njoftoi se, pasi rastet të dokumentohen, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse, ndërsa u bëri thirrje të gjithë shoferëve që t’u përmbahen rregullave të komunikacionit.
