Categories: maqedoni

Miratohet raporti i KSHPK-së për veprimtarinë gjatë vitit 2025

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive miratoi në seancën e zhvilluar sot Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) gjatë vitit 2025. Dokumenti u përcoll për shqyrtim të mëtejshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të lidhura

None found

Po në këtë seancë, anëtarët miratuan edhe raportet e veçanta të KSHPK-së lidhur me gjendjen e identifikuar në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në procedurën kuvendore u dërgua gjithashtu raporti për zgjedhjet e përsëritura për kryetarë të komunave të Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushës dhe Qendër Zhupës – 2026.

Pjesë e dokumenteve të përcjella në Kuvend janë edhe Raporti vjetor i KSHPK-së për zbatimin e Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave për vitin 2021-2025, që mbulon periudhën 01.01.2025 – 31.12.2025, si dhe Raporti përfundimtar për zbatimin e së njëjtës strategji gjatë periudhës 01.01.2025 – 31.12.2025.

Kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul, deklaroi se raporti vjetor ofron të dhëna faktografike mbi veprimtarinë e Komisionit përgjatë vitit të kaluar. Sipas tij, gjatë vitit 2025 janë regjistruar 612 parashtresa dhe janë miratuar 583 vendime brenda fushës së kompetencave të këtij institucioni.

Çuçul bëri të ditur se për shkelje të parashikuara në Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave janë lëshuar 111 urdhërpagesa për kundërvajtje, ndërsa janë hapur 45 procedura kundërvajtëse. Ai sqaroi se raporti i trajton të gjitha këto lëndë sipas fushave përkatëse, që lidhen me parandalimin e korrupsionit, konfliktin e interesave, si dhe monitorimin dhe evidentimin e gjendjes së pronës.

“Në Prokurorinë Publike janë dorëzuar tetë iniciativa për nisjen e procedurave të ndjekjes penale. Përveç tyre, janë paraqitur tre iniciativa pranë organeve kompetente për përcaktimin e përgjegjësisë së personave zyrtarë dhe gjashtë iniciativa të tjera për përcaktimin e përgjegjësisë së personave të zgjedhur dhe të emëruar, përkatësisht personave zyrtarë”, tha kryetari i KSHPK-së.

Ai shtoi se Komisioni u ka përcjellë në mënyrë të vazhdueshme organeve kompetente rekomandime dhe udhëzime për korrigjimin e gjendjeve të konstatuara dhe shmangien e rreziqeve nga korrupsioni. Në zbatim të dispozitave për parandalimin e konfliktit të interesave, institucioni ka dhënë gjithashtu mendime për organet kompetente dhe zyrtarët lidhur me raste të mundshme të konfliktit të interesave. Gjatë vitit 2025 janë dhënë gjithsej 116 mendime të tilla.

Tags: Kshpk

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

8 minutes ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

9 minutes ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

9 minutes ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

32 minutes ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

43 minutes ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

53 minutes ago