Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka nisur një rast lidhur me konfliktin e mundshëm të interesit në organizimin e festimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë. Paralelisht, po ndiqet edhe mënyra e financimit të kësaj ngjarjeje, ndërsa institucionet kompetente janë ftuar të ndërhyjnë nëse konstatohen parregullsi.
None found
Përfaqësues të KSHPK-së i thanë “TV24” se rasti është hapur me iniciativë të Komisionit, pas një informacioni të marrë, dhe lidhet me një anëtar të trupës përgjegjëse për përzgjedhjen e programit festiv.
Kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul, sqaroi se institucioni po e trajton çështjen brenda kompetencave të tij ligjore dhe në rolin e organit parandalues. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një hetim të veçantë për të gjithë rastin, por për shqyrtimin e aspektit të konfliktit të interesit të një personi të përmendur si anëtar i Komisionit dhe njëkohësisht si interpretues.
Çështja lidhet me Nikolçe Micevskin, kryetar i Komisionit të Vlerësimit, i cili në vijim rezulton edhe si autor i orkestracioneve për performancën e Jose Carreras në kuadër të programit.
Çuçul bëri të ditur se KSHPK-ja po ndjek reagimet e publikut dhe kërkesat për transparencë në përdorimin e parave publike, ndërsa rasti është ende në shqyrtim. Ai u bëri thirrje organeve hetuese të nisin procedura nëse gjatë procesit evidentohen shkelje të ligjit.
“Rasti po analizohet dhe po ndjekim gjithashtu titujt e mediave dhe reagimet e qytetarëve. Presim që edhe institucionet e tjera përgjegjëse, veçanërisht organet hetuese, ta monitorojnë situatën dhe, nëse vlerësojnë se janë kryer paligjshmëri, të hapin procedura në përputhje me kompetencat e tyre”, deklaroi Adem Çuçul./Telegrafi/
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…