Edhe më tej nuk ka datë të saktë se kur kryeministri Kovaçevski do të ketë takim me shefin e opozitës, Mickoskin, ku duhet të bisedojnë për formimin e Qeverisë teknike.
Pas paralajmërimeve të Kovaçevskit se planifikon që ky takim të jetë publik, Mickoski në një intervistë për press24 tha se nuk pajtohet me takime të fshehta, ndërsa në lidhje me atë se kur do të kumtojë kandidatët, paralajmëroi se kjo do të bëhet pas festave.
“Jo, nuk kemi pasur asnjëfarë takimi. Dhe nuk ekziston diçka si paralajmërim publik për takim të fshehtë, siç tha edhe vet kryeministri. Vlerësoj se nuk ka nevojë që të takohemi në ndonjë takim sekret. Nuk e di për Kovaçevskin, por unë me të nuk kam asnjë të fshehtë për të ndarë. Pas festës së Ujit të Bekuar do të kemi pasqyrë të plotë për përmbajtjen e ardhshme. Nuk shpejtojmë në këtë plan. VMRO-DPMNE ka numër të madh të kuadrit që mund të përgjigjen në pozitat që kërkohen”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Por kryeministri Kovaçevski pohon se asnjëherë nuk ka thënë se do të ketë takime sekrete, mbase tha se do ta ftojë Mickoskin në rrugën Maqedonia.
“Unë nuk shoh se ka nevojë që të kemi takime të fshehta, kështu që kur do të kemi takim do të jetë takim që do të ndodhë në hapësirë publike, a do të jetë në Klubin e deputetëve, në Kuvend apo në rrugën Maqedonia, apo në ndonjë kafene. Do të shohim se si do të dakordohemi, ne kemi komunikim në nivel partiak. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së është në komunikim të vazhdueshëm me nënkryetaren e LSDM-së”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Kovaçevski pret që të kalojnë festat dhe të fillojë bisedimet me BDI-në rreth formimit të Frontit Europian, në të cilin i fton të gjithë partitë. Nuk kemi biseduar këto ditë duke pasur parasysh se ishin festat e fund vitit, u përgjigj shkurt kryeministri.