Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se çmimi i rrymës elektrike në vend nga 1 korriku pritet të rritet për minimum 10 për qind, përcjell TV21. Mickoski thotë se për këtë është fajtore Qeveria, pasi, siç tha ai vendi importon rrymë elektrike ndërsa termocentralet në vend janë në gjendje të mjerueshme.
“Nga 1 korriku qytetarët i pret një tronditje e re e çmimeve me atë se përveç 30 për qind të çmimit më të lartë për rrymë elektrike nga ardhja e qeverisë së LSDM-së, nga 1 korriku fatkeqësisht do të kemi minimum 10 për qind rritje të faturave për energji elektrike tek qytetarët, them minimum për shkak se jam i bindur se ky numër do të pësojë ndryshime dhe do të jetë më i lartë”, deklaroi mes tjerash Mickoski.
I pyetur se si do të zgjidhte problemin me energjinë elektrike në rast se do të vinte në pushtet, Mickoski tha se të njëjtën do ta bënte brenda 6 muajve, gjegjësisht duke e kthyer prodhimin e energjisë elektrike së paku në nivelin e vitit 2019.
“Shumë thjeshtë, të kthehemi së paku në prodhimin e vitit 2019, shumë thjeshtë, dhe këtë do ta bëjmë për më pak se 6 muaj”, tha mes tjerash Mickoski.