Categories: maqedoni

Mickoski në Uashington: Forcojmë partneritetin strategjik dhe ekonomik me SHBA-në

Kryeministri Hristijan Mickoski, në krye të delegacionit qeveritar që po zhvillon vizitë pune në SHBA, realizoi sot në Uashington disa takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve amerikane, Kongresit dhe sektorit ekonomik. Bisedimet u përqendruan në fuqizimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe në krijimin e mundësive të reja për investime e bashkëpunim ekonomik.

Të lidhura

None found

Në kuadër të vizitës, Mickoski u takua me Caroline Vic, drejtoreshë kryesore për politikat dhe ushtruese e detyrës së drejtoreshës kryesore për zhvillim në Korporatën Amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar – DFC. Ky institucion, me kapacitet investues prej 205 miliardë dollarësh, është një nga instrumentet kryesore të SHBA-së për mobilizimin e kapitalit privat dhe nxitjen e investimeve në sektorë strategjikë.

Gjatë takimit u shqyrtuan mënyrat për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe mundësitë për investime në Maqedoni, veçanërisht në energjetikë, teknologji të larta dhe fusha të tjera strategjike. Në veprimtarinë e saj, DFC-ja i kushton rëndësi të posaçme energjetikës, infrastrukturës moderne dhe teknologjive të avancuara, ndërsa zgjerimi i kompetencave i ka mundësuar një kapacitet dukshëm më të madh për investime ndërkombëtare.

Qëndrimi në Uashington përfshiu gjithashtu një varg takimesh politike me përfaqësues të Kongresit amerikan. Mickoski zhvilloi bisedime me kongresmenin Keith Self, i cili drejton Nënkomitetin për Evropën pranë Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Në këtë takim u trajtuan rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, interesat që bashkojnë të dyja vendet dhe hapësirat për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Kryeministri u takua edhe me kongresmenen Claudia Tenney, bashkëkryetare e Grupit të Miqësisë me Maqedoninë në Kongresin e SHBA-së.

Biseda me Tenney vuri në pah marrëdhëniet tradicionalisht të fuqishme dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, u nënvizua roli i bashkëpunimit parlamentar, dialogut politik dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy vendeve.

Takimet e zhvilluara në Uashington janë pjesë e vazhdimit të angazhimeve për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe shndërrimin e tij në bashkëpunim të prekshëm ekonomik, investime të reja dhe projekte me rëndësi për vendin.

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Mickoski do të marrë pjesë gjithashtu në Asamblenë e Përgjithshme të këtij viti të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së janë planifikuar takime me një numër të madh liderësh shtetërorë.

të fundit

PSG-ja mposht Villarrealin me gjashtë gola dhe ruan ecurinë perfekte në Ligën e Kampionëve

Paris Saint-Germaini ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Villarrealin me rezultat të thellë…

5 minutes ago

Izraeli paralajmëron SHBA-në dhe vendet e Gjirit për rrezikun e armëve kimike iraniane

Izraeli ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Gjirit për mundësinë që Irani të përdorë armë kimike, duke pretenduar…

17 minutes ago

“E marketoi vetë, ka dashur ta djegë”, Artan Hoxha tregon pse e nxorri Veliaj emrin e Arbër Hajdarit

Gazetari Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se Erion Veliaj e ka marketuar vetë Arbër Hajdarin,…

18 minutes ago

Neuer ngjitet në vendin e tretë për paraqitje në Champions, pas Ronaldos dhe Casillasit

Manuel Neuer ka shkruar një tjetër kapitull në historinë e Ligës së Kampionëve, duke tejkaluar Lionel Messin dhe Thomas Müllerin…

23 minutes ago

Audioincizim i ri i bisedës së Arlinda Zekajt me policin: I tha të kthehej në shtëpi, edhe pse personat për të cilët pyeste do të ishin aty

Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momentet kur ajo kërkonte të dinte nëse duhej të…

30 minutes ago

Në Konferencën e Sigurisë në Berlin, Hoxhaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në debatin e nivelit të lartë “Angazhimi i besueshëm në Jug”, në kuadër të…

31 minutes ago