Categories: maqedoni

Mickoski: Kemi në fokus një model ekonomik që garanton siguri dhe i nxit të rinjtë të qëndrojnë në vend

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, deklaroi sot se synimi i tyre është ndërtimi i një modeli të zhvillimit ekonomik që ofron siguri dhe i mban të rinjtë në vend.

Të lidhura

None found

Në fjalimin e mbajtur në aktivitetin “Shndërrimi i qëndrueshmërisë në konkurrueshmëri: Ndërtimi i bizneseve rezistente në një botë të pasigurt”, Mickoski tha se vitet e fundit termi qëndrueshmëri është shndërruar në një nga shprehjet më të përdorura në ekonominë globale.

Sipas tij, ky koncept nuk përfaqëson thjesht një rregullore të re, një standard të ri apo një procedurë të re administrative, por një transformim thelbësor të mënyrës se si funksionon bota.

Ai theksoi se sot nuk mjafton më vetëm prodhimi i një produkti cilësor për të qenë i suksesshëm. Sipas kryeministrit, suksesin e arrijnë ato kompani që dinë të administrojnë me përgjegjësi burimet, të investojnë te punonjësit e tyre dhe të ndërtojnë besim te investitorët, partnerët dhe konsumatorët.

Mickoski u shpreh se kur flitet për një vizion kombëtar të zhvillimit të qëndrueshëm, kjo nuk lidhet vetëm me ekologjinë, politikat e gjelbra apo përafrimin me standardet evropiane.

“Po flasim për një model të zhvillimit ekonomik që krijon siguri. Për një shtet rezistent ndaj krizave. Për institucione që krijojnë besim. Për një ekonomi që është e aftë të konkurrojë në tregjet më të zhvilluara. Për një ekonomi që krijon mundësi që të rinjtë të qëndrojnë këtu, të themelojnë kompani, të investojnë dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. Sot, bota është dukshëm ndryshe nga ajo që njihnim para disa vitesh. Luftërat, kriza energjetike, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit, presionet inflacioniste dhe ndarjet e reja gjeopolitike treguan se stabiliteti ekonomik nuk mund të merret më si i mirëqenë”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se në rrethana të tilla, qëndrueshmëria nuk përbën më një alternativë, por një kusht të domosdoshëm për konkurrueshmëri.

të fundit

Faton Peci: Identifikimi i tre intelektualëve të zhdukur, dhimbje për Mitrovicën dhe Kosovën

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…

10 minutes ago

VLEN e cilëson skandal të paprecedent lirimin nga arresti të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit

"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…

17 minutes ago

Personeli i KFOR-it stërvitet për evakuimin mjekësor me helikopterë

Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…

21 minutes ago

Dhunoje në trup, jo në fytyrë, që të mos dallohej”/ Rrëfimi i gruas, ish-bashkëshorti i së cilës vrau dy vëllezërit e saj

Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…

21 minutes ago

Manchester United përmbys Romën pas disavantazhit prej dy golash

Tri gola në pjesën e dytë ia kanë siguruar Manchester Unitedit fitoren ndaj Romës që avanconte me dy gola në…

21 minutes ago

Interi fiton 3-0 në fushën e Feyenoordit dhe shkon në gjashtë pikë

Interi ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Feyenoordin me rezultat 3-0 në udhëtim. Skuadra italiane…

21 minutes ago