maqedoni

Mickoski: Nuk ka dilemë, jemi në linjë me politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të BE-së

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sonte se askush nuk duhet të ketë dilema në përafrimin tonë me politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të Bashkimit Evropian.

“Ne”, tha Mickoski në një konferencë për media në Qeveri, “gjithmonë do të jemi në linjë me BE-në, por kemi qëndruar pas rezolutës për Ukrainën me partnerin tonë strategjik, SHBA-në.

Të lidhura

None found

Çështja e pajtueshmërisë së Maqedonisë së Veriut me BE-në u ngrit në publik pasi u njoftua se vendi ishte bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA-së në OKB për Ukrainën.

“Ne qëndruam me partnerin tonë strategjik, që janë SHBA-të, dhe nuk ishte një rezolutë e BE-së, sepse bashkësponsor i rezolutës së SHBA-së është edhe një shtet anëtar i BE-së, që është Hungaria, kështu që nuk mund të flitet për një politikë të jashtme të koordinuar të BE-së. Qëndrimi ynë kur bëhet fjalë për një politikë të jashtme të koordinuar të BE-së, nuk duhet të ketë dyshim se ne do të jemi gjithmonë aty sepse e kemi koordinuar politikën tonë të jashtme dhe të mbrojtjes së bashku me Bashkimin Evropian, por në këtë rast nuk ishte kështu.

Ne qëndruam pas rezolutës dhe ishim bashkë-sponsor të rezolutës amerikane, e cila është e vetmja rezolutë e miratuar nga Këshilli i Sigurimit, që do të thotë se është e aplikueshme”, tha sonte Mickoski.

të fundit

Faton Peci: Identifikimi i tre intelektualëve të zhdukur, dhimbje për Mitrovicën dhe Kosovën

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…

10 minutes ago

VLEN e cilëson skandal të paprecedent lirimin nga arresti të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit

"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…

17 minutes ago

Personeli i KFOR-it stërvitet për evakuimin mjekësor me helikopterë

Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…

21 minutes ago

Dhunoje në trup, jo në fytyrë, që të mos dallohej”/ Rrëfimi i gruas, ish-bashkëshorti i së cilës vrau dy vëllezërit e saj

Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…

21 minutes ago

Manchester United përmbys Romën pas disavantazhit prej dy golash

Tri gola në pjesën e dytë ia kanë siguruar Manchester Unitedit fitoren ndaj Romës që avanconte me dy gola në…

21 minutes ago

Interi fiton 3-0 në fushën e Feyenoordit dhe shkon në gjashtë pikë

Interi ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Feyenoordin me rezultat 3-0 në udhëtim. Skuadra italiane…

21 minutes ago