Mickoski: Ka para për qytetarët, nëse nuk vidhet

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka theksuar se shteti ka mjaftueshëm para nëse nuk vidhet për të ndihmuar qytetarët në kohë krize.

“Ka para mjaftueshëm nëse nuk vidhet, sepse qytetarët po plaçkiten, plaçkitet buxheti para ska normal, nëse nuk plaçkitet para do të ketë. Edhe ky borxh i ri që paralajmërohet është përsëri mbulim i harxhimeve joproduktive”, tha Mickoski.

Ndryshe, VMRO-DPMNE ka kërkuar 50% ulje të derivateve të naftës si dhe të ndihmohen më shumë qytetarë në këtë kohë krize./zhurnal


Shtuar 20.03.2022 15:35