Kryeministri Hristijan Mickoski e ka vlerësuar raportin më të ri të Komisionit Evropian për sundimin e ligjit si një nga më të mirët e publikuar deri më tani. Dokumenti përmban edhe vërejtje që lidhen me pavarësinë e sistemit gjyqësor.
Të lidhura
None found
Sipas Mickoskit, kritikat mund të vazhdojnë, por ato nuk do ta pengojnë që të flasë publikisht për situatën në drejtësi, pavarësisht numrit të raporteve që publikohen. Ai u ndal edhe te kërkesa e përmendur në raport për rritjen e buxhetit, duke theksuar se gjyqësori dhe prokuroria nuk do të kenë më shumë mjete financiare.
“Mua më takon që unë hapur t’i thërras gjyqtarët dhe prokurorët të sjellin drejtësi, dhe do të vazhdoj në atë drejtim të komentoj, sado raporte të duan le të publikohen. Po, do të vazhdoj derisa të shohim përparim në sjelljen e drejtësisë. Kjo është e para, e dyta, para më shumë nuk do të marrin, para nuk do të marrin, edhe pse kërkohet edhe në Ligjin për Prokurori Publike të vendoset një shumë prej 0,5% nga Buxheti. Nuk do të marrin sepse nuk e kanë merituar”, tha Mickoski.
