Në zonën e njohur si “Udha e Vjetër” në Umindoll janë rishfaqur shkrime me përmbajtje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes. Mes tyre ka pasur edhe mesazhe që bëjnë thirrje për vrasje, si “Smrt za Siptari”, ndërsa në Lubidrag është shkruar “Kosovo je Srbija”.
Të lidhura
None found
Edhe pse qytetarët i kanë hequr vetë këto mbishkrime, përsëritja e rasteve të tilla ka shkaktuar shqetësim serioz.
Deniz Sulimani, nga Forumi Rinor i nëndegës së BDI-së në fshatin Nikushtak të komunës së Likovës, reagoi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook: “Nuk duam konflikt, nuk duam përplasje. Duam që institucionet të veprojnë në kohë, para se të jetë vonë!”
Banorët kërkojnë që MPB-ja dhe institucionet përkatëse të reagojnë pa vonesë, të zbulojnë autorët dhe të ndërmarrin masa për të shmangur incidente të mundshme.
