Categories: maqedoni

Mbi një të tretën e banesave në Maqedoninë e Veriut nuk kanë banorë

Gjatë periudhës 2020–2025, në Maqedoni u ndërtuan gjithsej 36,281 banesa, ndërsa vetëm në qershor të vitit 2026 u miratuan leje ndërtimi për 754 banesa të tjera.

Të lidhura

None found

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2021 treguan se 307,187 apartamente ishin të pabanuara. Kjo shifër përbën 36.6 përqind të totalit të banesave, që do të thotë se një në çdo tri banesa nuk kishte banorë të përhershëm.

Pavarësisht numrit të lartë të apartamenteve bosh, tregu nuk po shënon ulje të çmimeve. Përkundrazi, vlera e banesave për metër katror vijon të rritet.

Në Qendër të Shkupit, një apartament i ri me sipërfaqe 50 metra katrorë u shit për 168,000 euro, ose rreth 3,360 euro për metër katror. Ndërkohë, në Ohër, një banesë prej 66 metrash katrorë u shit për 211,200 euro, që përkthehet në rreth 3,200 euro për metër katror. Bëhet fjalë për transaksionet individuale me çmimet më të larta dhe jo për mesataret e tregut.

Tremujori i dytë i vitit 2026 solli 6,221 shitje banesash, me një rritje prej 20.2 përqind. Në të kundërt, kontratat e qirasë gjatë së njëjtës periudhë ranë me 16.8 përqind./Telegrafi/

të fundit

Arifi vlerëson barazimin me Spanjën: Përballë kishim një skuadër të nivelit botëror

Ergis Arifi Për Ergys Arifin, barazimi pa gola me Spanjën ishte rezultati më i drejtë [...]Read More...

12 seconds ago

Rama në Kuvend: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend ndryshimet e parashikuara në Paketën Fiskale 2027, duke konfirmuar se biznesi i vogël…

3 minutes ago

Kosova pret samitin rajonal për luftimin e diskriminimit dhe përfshirjen e komuniteteve

Në edicionin e gjashtë të samitit rajonal "Për luftimin e diskriminimit racor ndaj komuniteteve", kryeministri i vendit, Albin Kurti tha…

7 minutes ago

Berisha: Ish-ët e mi dalin për të mbrojtur Edi Ramën, kënaqësia më e madhe e Dash Sulës është që flet në 2 të natës me kryeministrin

Në një komunikim me gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, ftoi të gjithë faktorët opozitarë për tu…

7 minutes ago

Çitaku dhe Malaj e cilësojnë mbrojtjen e UÇK-së mision të përbashkët të shqiptarëve

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin…

7 minutes ago

Kosova zbret dy vende në renditjen e re të FIFA-s

Pas ndeshjeve të këtij muaji në Ligën e Kombeve, FIFA ka publikuar ranglistën e saj, ku Kombëtarja e Kosovës ka…

12 minutes ago