Categories: kosovë

Kosova pret samitin rajonal për luftimin e diskriminimit dhe përfshirjen e komuniteteve

Kontributi i komuniteteve është pjesë e zhvillimit dhe arritjeve të Kosovës, tha kryeministri Albin Kurti në edicionin e gjashtë të samitit rajonal “Për luftimin e diskriminimit racor ndaj komuniteteve”. Ai e cilësoi takimin dëshmi të përkushtimit për barazi dhe dinjitet njerëzor.

Sipas Kurtit, përfshirja e komuniteteve në shoqëri lidhet me të drejtat e qytetarëve dhe nuk duhet trajtuar si privilegj.

Të lidhura

None found

“Samiti dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm ndaj barazisë, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor, si dhe angazhimin e pandërprerë që vetëm rritet, sepse barazia nuk arrihet një herë e përgjithmonë. Ajo ndërtohet, mbrohet dhe përparon çdo ditë. Përfshirja e komuniteteve është çështje e të drejtave të qytetarëve dhe përgjegjësive të institucioneve, jo privilegj apo favorizim”, u shpreh Kurti.

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, e përgëzoi Qeverinë për organizimin e samitit dhe tha se luftimi i diskriminimit racor ndaj komuniteteve është temë e rëndësishme për vendin e saj. Ajo vlerësoi se takimi u jep partnerëve të Ballkanit mundësinë të nxisin përfshirjen dhe të ndajnë përvojat e tyre.

Cattin Hennin tha se edicioni i gjashtë pasqyron një angazhim të qëndrueshëm për dialog, bashkëpunim rajonal dhe veprim të përbashkët. Sipas saj, partnerët e Ballkanit Perëndimor mund të shfrytëzojnë samitin për të çuar përpara përfshirjen, për të ndarë përvoja, për t’u përballur me sfida të përbashkëta dhe për të forcuar përgjigjet rajonale.

“Diskriminimi dhe antiziganizmi vijojnë të pengojnë mundësitë e barabarta dhe pjesëmarrjen e plotë në shoqëri të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë. Përballja me këto sfida është e rëndësishme jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave themelore, por edhe për krijimin e një shoqërie më kohezive, elastike dhe të begatë”, tha ambasadorja.

Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë, vuri në dukje se zbatimi praktik i politikave të mira për komunitetet mbetet sfidë, veçanërisht në nivel lokal.

“Për t’i garantuar të drejtat dhe mundësitë e barabarta për çdo qytetar, duhet të rrisim përgjegjësinë institucionale, koordinimin dhe mbështetjen buxhetore. Zyra për Çështje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit do të vijojë të forcojë bashkërendimin mes institucioneve në nivel qendror dhe lokal”, u shpreh Hajredini.

Në samit morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile.

të fundit

Berisha: Ish-ët e mi dalin për të mbrojtur Edi Ramën, kënaqësia më e madhe e Dash Sulës është që flet në 2 të natës me kryeministrin

Në një komunikim me gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, ftoi të gjithë faktorët opozitarë për tu…

1 minute ago

Çitaku dhe Malaj e cilësojnë mbrojtjen e UÇK-së mision të përbashkët të shqiptarëve

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin…

1 minute ago

Kosova zbret dy vende në renditjen e re të FIFA-s

Pas ndeshjeve të këtij muaji në Ligën e Kombeve, FIFA ka publikuar ranglistën e saj, ku Kombëtarja e Kosovës ka…

6 minutes ago

Plotësohet lista e 16 kombëtareve për Euro 2027 në Shqipëri dhe Serbi

Janë kompletuar tashmë 16 ekipet kombëtare të cilat do të marrin pjesë në Euro 2027 apo Kampionatin Evropian për U-21…

6 minutes ago

Dario Daka pas barazimit me Spanjën: Luftuam me zemër, tani duhet të punojmë për Europianin

Dario Daka Shqipëria barazoi me Spanjën, ndeshjen që vleu në kuadrin e miqësores e cila u zhvillua në stadiumin “Air…

12 minutes ago

Mane i hapi rrugën drejt Bayernit, tani miku i tij merr një rol të ri në futboll

Sadio Mane ka dëshmuar edhe një herë se miqësia e tij me Desire Segbe shkon përtej futbollit, duke i siguruar…

12 minutes ago