Categories: maqedoni

Mbi 307 mijë shtëpi të zbrazëta në Maqedoni, por çmimet vijojnë të rriten

Gjatë pesë viteve të fundit, Maqedonia ka shtuar më shumë se 36.000 njësi banimi, pavarësisht se rreth 36,6% e totalit të banesave rezultojnë të pabanuara, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë. Në të njëjtën kohë, në zonat më të kërkuara të Shkupit dhe Ohrit, vlera e metrit katror ka tejkaluar tashmë pragun e 3.000 eurove.

Të lidhura

None found

Statistikat shtrojnë një dilemë gjithnjë e më të pranishme në tregun e pasurive të patundshme: përse kostot vijojnë të rriten, ndërkohë që oferta zgjerohet dhe mijëra apartamente mbeten të pabanuara?

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, të përpunuara nga portali financiar “Pari”, në intervalin 2020-2025 janë finalizuar 36.281 banesa, me një hapësirë të përgjithshme që kapërcen 3.26 milionë metra katrorë. Një banesë e re ka mesatarisht rreth 90 metra katrorë. Ndërtimet me tri dhoma kryesojnë me 12.038 njësi, të ndjekura nga ato me dy dhoma, të cilat numërojnë 11.129. Baza e të dhënave i regjistron banesat e përfunduara sipas numrit të dhomave dhe njësive administrative.

Ndërkaq, Regjistrimi i Popullsisë i vitit 2021 zbuloi se nga 839.174 banesa në krejt vendin, vetëm 531.987 ishin të banuara, çka përbën 63,4 për qind të fondit. Pjesa e mbetur prej 307.187 banesash, ose 36,6 për qind e totalit, figuronin të pabanuara. Pra, afërsisht një në çdo tri banesa nuk kishte banorë të përhershëm në çastin e regjistrimit. Megjithatë, ritmi i ndërtimeve nuk ngadalësohet.

Vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti, janë dhënë leje ndërtimi për 754 banesa të reja./TV21/

të fundit

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Koplik/ Përplasen dy makina, 6 të plagosur, një prej tyre në gjendje kritike

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Koplik, ku janë përplasur dy automjete tip “Mercedes-Benz”. Ngjarja ka…

16 seconds ago

Gruda mes Liverpoolit, Chelseat dhe interesimit të Bayernit

Brajan Gruda mund të rikthehet në Premier League sezonin e ardhshëm, pasi Liverpooli dhe Chelsea janë në garë për shërbimet…

2 minutes ago

Gjeorgjia e mbyll Ligën e Kombeve pa gol në gjashtë ndeshje

Njëra prej 54 kombëtareve pjesëmarrëse në edicionin 2026/27 të Ligës së Kombeve ka regjistruar një statistikë tejet negative, duke mos…

2 minutes ago

Arrestohen gjashtë shqiptarë në Belgjikë, zbulohen tre plantacione me lëndë narkotike

Policia belge, ka goditur një rrjet të dyshuar të kultivimit të paligjshëm të kanabisit, gjatë një operacioni të zhvilluar më…

7 minutes ago

Rrahmani pritet të largohet nga Venezia, FSCB përgatit ofertë

Sulmuesi Albion Rrahmani ka gjasat të mëdha që pas vetëm gjashtë muajve të largohet nga skuadra e Venezias. Bëhet e…

8 minutes ago

Arifi vlerëson barazimin me Spanjën: Përballë kishim një skuadër të nivelit botëror

Ergis Arifi Për Ergys Arifin, barazimi pa gola me Spanjën ishte rezultati më i drejtë [...]Read More...

8 minutes ago