Policia ka kryer një bastisje në banesën dhe objektet ndihmëse të një 33-vjeçari në Gostivar, ku ka gjetur marihuanë dhe dy lule.
Të lidhura
None found
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 30.08.2026, rreth orës 12:10, zyrtarë policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar kanë ndërmarrë kontrollin me urdhër gjykate në shtëpinë e S.M. (33) nga Gostivari.
Gjatë ndërhyrjes, S.M. nuk ndodhej në banesë.
MPB njofton se po vijojnë masat dhe veprimet për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa më pas do të dorëzohet edhe parashtresa përkatëse, përcjell Zhurnal.mk.
