maqedoni

Maqedonia kundërshton anëtarësimin në Bashkësinë Politike Evropiane

A do të jetë e kënaqur Maqedonia me anëtarësimin në të ashtuquajturin Komunitetin politik evropian në vend të Bashkimit Evropian? Ideja e një aleance të re, e paraqitur nga presidenti francez Emanuel Macron, tashmë është miratuar nga kreu i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, shkruan Alsat.

Sipas njoftimit, përveç vendeve të BE-së, në Komunitetin e ri do të përfshihen edhe vendet kandidate, si dhe Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia dhe Britania e Madhe. Kryeministri Kovaçevski beson se ky komunitet nuk do ta prekë procesin aktual të zgjerimit.

Të lidhura

None found

“Sigurisht që në Bashkimin Evropian ka proces të zgjerimit, në të cilin proces jemi pjesë dhe ne. Ai proces i zgjerimit, që bëhet sipas metodologjisë së re, të klasterave dhe hapjes së kapitujve, nuk është i nevojshëm dhe besoj se nuk do të ndikohet nga përafrimi i BE-së me mjedisin e ri gjeopolitik”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

VMRO-DPMNE tha se anëtarësimi në BE nuk duhet të ketë alternativë dhe u befasua që një pjesë e ekspertëve vendor e mirëpriti idenë e një bashkësie të re politike.

“Maqedonia nuk ka vend në ligën e dytë. Mendoj se është koha që Evropa të mbetet parimore në premtimet e saja dhe të paktën për Maqedoninë të mos zbatojë standarde të tilla të dyfishta”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ambasadori i BE-së, David Gir, argumenton se ideja e re nuk do të sjellë ndryshim në anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“E vetmja rrugë është zgjerimi me Ballkanin Perëndimor, është prioritet absolut dhe është një rrugë e bazuar në reforma. Nuk mendoj se kjo ide do të ndikojë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Union”, theksoi David Gir- Shef i Misionit të BE-së.

Ndërkohë, aktiviteti diplomatik është rritur si në Shkup ashtu edhe në Sofje për të zhbllokuar rrugën e integrimit evropian të vendit dhe komisioneri i BE-së Didie Rejnders ka vendosur tashmë 30 qershorin si afatin përfundimtar deri në të cilin të dy vendet duhet të arrijnë një zgjidhje./Alsat.mk

të fundit

Klosi: Debate Between Gjiknuri and Manja a Routine Work Episode, Not a Sign of Any Rift in the Socialist Party

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda…

14 minutes ago

Klosi: Debati mes Gjiknurit dhe Manjës, një episod i zakonshëm pune, jo tregues i ndonjë përçarjeje në PS

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda…

42 minutes ago

Tuchel u përgjigjet kritikëve pas humbjes ndaj Argjentinës: Nuk pendohem për zgjedhjet e mia

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka mbrojtur vendimet e tij pas eliminimit dramatik nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së…

2 hours ago

APK to present online module on ethics and conflict of interest on Thursday

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të enjten modulin elektronik të trajnimit për konfliktin e interesit dhe…

2 hours ago

Revolt against government / 46th protest ends: More tomorrow

Ka përfunduar pas disa orësh protesta e 46-të radhazi e opozitës dhe qytetarëve para godinës së Kryeministrisë, ku kërkesa kryesore…

2 hours ago

Berisha explains clash with Ilirjana Kuçanaj: Resolution did not follow statutory procedures

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj,…

2 hours ago