Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria harmonizojnë aktivitetet për tunelin hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8

Grupi i përbashkët i punës i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë zhvilloi sot në Sofje mbledhjen e tij të parë, me fokus përgatitjen dhe realizimin e projektit për ndërtimin e tunelit të përbashkët hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8.

Të lidhura

None found

Sipas Marrëveshjes, drejtimi i grupit iu besua zëvendësministrave të transportit të të dyja shteteve. Nga Maqedonia e Veriut, bashkëkryesuese ishte zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ndërsa palën bullgare e përfaqësoi në këtë rol zëvendësministrja Cveta Timeva.

Krahas zëvendësministres Kaltrina Zekolli Shaqiri, në grup morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Transportit, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore dhe të Hekurudhave Transport SHA – Shkup.

Në cilësinë e bashkëkryesueses, Kaltrina Zekolli Shaqiri vlerësoi se tuneli hekurudhor ndërkufitar është një projekt strategjik me peshë rajonale. Sipas saj, ky investim do të krijojë lidhje hekurudhore mes dy vendeve, do ta bëjë më të shpejtë dhe më efikas transportin e udhëtarëve dhe mallrave, si dhe do të hapë mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Diskutimet u përqendruan te aktivitetet kryesore për përgatitjen dhe ndërtimin e tunelit ndërkufitar. Të dyja palët rikonfirmuan angazhimin për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin e ndërsjellë gjatë të gjitha etapave të zbatimit të projektit.

Në mbledhje u harmonizuan qëndrimet për krijimin e një dinamike të qartë të punëve, ndarjen e detyrimeve konkrete mes institucioneve përgjegjëse të të dyja vendeve dhe vijimin e përgatitjeve të përbashkëta teknike për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar.

Grupi i punës përcaktoi edhe veprimet e ardhshme për sigurimin e mbështetjes financiare dhe koordinimin teknik. Njëkohësisht, anëtarët konfirmuan vullnetin e përbashkët për përshpejtimin e realizimit të këtij projekti strategjik të infrastrukturës.

Përfaqësuesit e të dyja palëve e cilësuan Korridorin 8 si një prej korridoreve më të rëndësishme evropiane të transportit, duke vënë në dukje edhe përkrahjen e fuqishme që Komisioni Evropian jep për realizimin e tij.

Bazuar në konkluzionet e miratuara, u vendos që mbledhja e ardhshme e grupit të përbashkët të punës të organizohet në Shkup. Në atë takim do të shqyrtohet ecuria e aktiviteteve të dakorduara dhe do të përcaktohen veprimet e mëtejshme për zbatimin e projektit.

Përmes Ministrisë së Transportit, Qeveria vazhdon të jetë tërësisht e angazhuar për realizimin e projekteve strategjike infrastrukturore dhe modernizimin e infrastrukturës hekurudhore, me synim forcimin e lidhjeve rajonale dhe integrimin në rrjetin evropian të transportit.


Shtuar 30.07.2026 19:36

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişWettseitenAirezsama