Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në pushtet mbrëmë ka vendosur që të vazhdojnë bisedimet me Aleancën për Shqiptarët (ASH) për hyrjen e kësaj partie në koalicionin qeveritar.
Sipas kësaj partie, bisedimet e mëtutjeshme do të udhëhiqen nga një grup punues në të cilin përveç kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sekretarit të përgjithshëm, Mile Zeçeviq, anëtarit të kryesisë qendrore dhe ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, ndërsa do të marr pjesë edhe koordinatori i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Jovan Mitreski, përcjell INA.
None found
Bordi ekzekutiv i LSDM-së vlerëson se bashkëpunimi me ASH do të ofrojë vlerë të shtuar për qytetarët për disa arsye.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje ka biseduar me liderin e ASH-së, Arben Taravari për hyrjen e mundshme të kësaj partie në Qeveri.
Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska pas seancës së kryesisë tha se bashkëpunimi i tillë me ASH-në do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit, në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe përparimit të shtetit, në rritjen e efikasitetit të Kuvendit, me qëllim marrjen e vendimeve për përmirësimin e standardit të jetesës me qytetarët, në përballjen me krizën energjetike dhe ekonomike, si dhe në zbatimin e ligjeve reformuese nga agjenda e BE-së, mbështetje më të madhe për partneritetin strategjik me SHBA-të dhe promovimin e marrëdhënie të mira fqinjësore.
LSDM vlerëson se kjo do të rrisë shumicën në Kuvend, dhe do të bëjë një diferencim të qartë nga VMRO-DPMNE dhe “E majta”. “Kjo do të thotë edhe rritje e shumicës parlamentare. Është një hap përpara për zgjerimin e aleancës në mbështetje të anëtarësimit në BE me të gjitha reformat, hapat dhe vendimet e nevojshme, një diferencim i qartë nga dy partitë politike që janë kundër BE-së, si VMRO-DPMNE dhe E majta”, tha Kuzeska./INA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Belgjika do të përballen në raundin e 16-të të Kupës së Botës, në një…
Spanja është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Portugalinë me rezultat 1-0 në Dallas. Goli vendimtar u…
Çerekfinalet e Kupës së Botës 2026 do të hyjnë në histori për një arsye krejtësisht të papritur. Për herë të…
Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se Edi Rama…
Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Edi Rama e di mjaft mirë se…
Ka përfunduar pas disa orësh qëndrese dhe marshimi maratonë dita e 37-të radhazi e protestës qytetare në kryeqytet, ku kërkesa…