Në raundin e 16-të të Kupës së Botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Belgjika matin forcat në Seattle, në një takim që nis në orën 02:00 sipas kohës sonë lokale.
Skuadra që del fituese nga kjo ndeshje do të kalojë në çerekfinale, aty ku tashmë pret Spanja, e cila siguroi kualifikimin pas triumfit 1-0 ndaj Portugalisë.
None found
Para kësaj sfide, një nga çështjet më të komentuara ka qenë ajo e sulmuesit amerikan Folarin Balogun. FIFA vendosi t’i heqë kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e kaluar, çka i mundëson të jetë në formacion që nga minuta e parë përballë Belgjikës.
Nga krahu tjetër, trajneri i Belgjikës, Rudy Garcia, ka zgjedhur të ndërhyjë në formacionin titullar me katër lëvizje në raport me ndeshjen e fundit.
Në mbrojtje, Ngoy aktivizohet në të majtë në vend të Theate. Në repartin e mesfushës, Onana dhe Raskin e nisin nga fillimi, duke zëvendësuar Vanaken dhe De Bruyne. Ndërkohë, Jeremy Doku nuk është titullar dhe qëndron në bankën rezervë, ndërsa Dodi Lukebakio e nis sfidën nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare
SHBA: Freese, Freeman, Ream, Richards, Robinson, Tillman, Adams, Dest, McKennie, Pulisic, Balogun.
Belgjika: Courtois, Castagne, Ngoy, Mechele, De Cuyper, Onana, Tielemans, Lukebakio, Raskin, Trossard, De Ketelaere.
Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…
Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…
Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…