Categories: maqedoni

LSDM: Ulja e inflacionit nuk e ka bërë më të përballueshme shportën e konsumatorit

LSDM, si parti opozitare, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se Maqedonia ka inflacionin më të ulët në rajon, duke theksuar se statistikat e tilla, sipas saj, nuk e pasqyrojnë realitetin që përjetojnë qytetarët.

Të lidhura

None found

Sipas kësaj partie, njerëzit nuk jetojnë me raporte statistikore, por me të ardhurat që kanë në dispozicion dhe me aftësinë për të mbuluar përmes tyre nevojat bazë të përditshme.

LSDM vlerëson se, edhe pse norma e inflacionit ka shënuar rënie, shporta e konsumatorit vazhdon të mbetet e paarritshme për një numër të madh qytetarësh.

“Inflacioni mund të jetë ulur, por shporta e konsumatorit është ende e vështirë për t’u arritur”, deklaroi LSDM, duke shtuar se niveli aktual i inflacionit, sipas saj, është më i lartë se premtimet e bëra në programin qeveritar dhe në Buxhetin e vitit 2026.

Po ashtu, nga LSDM nënvizojnë se çmimet e produkteve bazë vazhdojnë të jenë të larta, ndërsa pagat, sipas tyre, mbeten ndër më të ulëtat në Evropë. Sipas vlerësimit të partisë, paga minimale është ndjeshëm nën nivelin e vendeve fqinje, ndërsa paga mesatare nuk mjafton për të siguruar mjete të mjaftueshme për një jetë të mirë.

Tags: LSDM

të fundit

MIT drejton përgatitjet për stinën e dimrit dhe kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka intensifikuar përgatitjet për sezonin dimëror, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të sigurt në…

1 minute ago

Tragjedi në Mesdhe/ Përmbyset gomonia me emigrantë, shpëtohen 50 persona, humbet një 6-vjeçare

Një vajzë vetëm 6 vjeçe rezulton e zhdukur pas mbytjes së një gomoneje me emigrantë në ujërat pranë ishullit italian…

6 minutes ago

Deco nis përgatitjet për përforcimin e parë madhor të janarit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se Blaugranët duan të nënshkruajnë një qendërmbrojtës të nivelit të lartë në afatin…

12 minutes ago

VLEN: Ahmetin e shqetëson ndërprerja e lidhjeve me Serbinë

VLEN sot ka kritikua liderin e BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me deklaratën se paqja rajonale bëhet në bashkëpunim me Sërbinë.Nga…

20 minutes ago

Petrova: Fqinjësia e mirë është pjesë e kushteve për anëtarësim në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Velisllava Petrova thotë se për të gjitha vendet që janë kandidate për përfshirje…

20 minutes ago

Protestat/ Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Dënoni dhunën policore! Presion politik në nivel evropian

Aktivistë të diasporës shqiptare në Gjermani, i janë drejtuar Bundestagut gjerman me tre kërkesa në mbështetje të protestave në Tiranë.…

22 minutes ago