LSDM akuzon Qeverinë se po paraqet një pamje të shtrembëruar të gjendjes ekonomike në vend, duke iu referuar deklaratave për inflacionin. Sipas kësaj partie, Hristijan Mickoski krenohet me faktin se Maqedonia ka pasur inflacionin më të ulët në rajon, por qytetarët, siç thonë ata, nuk e matin jetën me statistika, por me pagat që marrin dhe me fuqinë blerëse që kanë në treg.
None found
Nga LSDM theksojnë se, edhe nëse inflacioni ka shënuar ulje, shporta e konsumatorit vazhdon të mbetet e paarritshme për shumë familje. Ata shtojnë se niveli aktual i inflacionit është dukshëm më i lartë nga ai që Mickoski kishte premtuar në programin qeveritar dhe në buxhetin e vitit 2026.
Sipas tyre, çmimet e produkteve bazë vijojnë të jenë të larta, ndërsa pagat në Maqedoni mbeten ndër më të ulëtat në Evropë. LSDM vlerëson se paga minimale në vend është shumë poshtë asaj të vendeve fqinje, ndërsa edhe paga mesatare nuk garanton një standard normal jetese.
Më tej, ata e cilësojnë shqetësues edhe rënien e investimeve të huaja, për të cilat thonë se kanë pësuar ulje prej mbi 60% në krahasim me periudhën para se kjo qeveri të vinte në pushtet.
Në reagimin e tyre, LSDM thekson se në vend të zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës, vendi po përjeton ngecje dhe largim të kapitalit. Sipas tyre, ndonëse Mickoski përpiqet të flasë për “suksese ekonomike”, gjendja reale është krejt tjetër. Ata shprehen se Maqedonia nën drejtimin e tij është shndërruar në ekonominë e tretë të frigoriferëve bosh, ku qeveria mburret me shifra, ndërsa qytetarët përballen me vështirësi për mbijetesë.
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti më 28 tetor 2026 ka caktuar masën e paraburgimit Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Mbledhja…
Gjykata e Apelit ka mbajtur sot seancën e kolegjit, në të cilën u shqyrtuan ankesat kundër vendimit të Gjykatës Themelore…
Partitë opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca, kanë shprehur kundërshtimin ndaj shqyrtimit të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e…
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar sot në seancën e Kuvendit se paga e 13-të për vitin 2026 është…