Categories: maqedoni

LSDM: Qeveria e Mickoskit nuk veproi për rritjen e çmimeve dhe rënien e standardit

LSDM deklaron se qytetarët në Maqedoni prej muajsh po përballen me shtrenjtim të vazhdueshëm të produkteve në dyqane, tregje dhe kudo tjetër, ndërsa pagat kanë mbetur në vend dhe mirëqenia e tyre është përkeqësuar. Sipas partisë, shporta e konsumatorit, bashkë me qiranë, është ngjitur në afro 90,000 denarë, ndërsa paga mesatare ka pësuar rënie prej 1,163 denarësh.

Të lidhura

None found

Partia opozitare e cilëson këtë situatë si rezultat të politikave të gabuara dhe kriminale të Qeverisë së Mickoskit, e cila, sipas saj, nuk mori asnjë masë për mbrojtjen e standardit jetësor. LSDM thekson se karburantet u shtrenjtuan, me naftën që kaloi 100 denarë, ndërsa qeveria nuk ndërhyri për të ulur akcizat apo TVSH-në nga 18% në 5%.

Gjithashtu, nga LSDM thonë se nuk u realizua premtimi për rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe se nuk pati rritje të pagave e pensioneve.

Sipas partisë, në këto rrethana, një masë e veçantë për sigurimin e furnizimit shkollor nuk do të mjaftojë. Prindërit, thuhet në reagim, kanë nevojë për të ardhura më të larta për t’u mundësuar fëmijëve vijimin e shkollës, ushqimin, ushqimet e lehta, veshmbathjen dhe shpenzimet e tjera që lidhen me arsimin. LSDM përfundon se qytetarët nuk janë prioritet për Qeverinë e Mickoskit, por interesat e biznesit.

Tags: LSDM

të fundit

Pas gati dy vitesh jashtë fushave për doping, Mudryk flet hapur: Fajëson Kombëtaren e Ukrainës

Mykhailo Mudryk, sulmuesi ukrainas i Chelseat, i cili ka humbur pothuajse dy vjet të karrierës për shkak të një testi…

28 seconds ago

Habit bashkëpunëtorët në studio, moderatorja 59-vjeçare zbulon se pret fëmijën e tretë

Dr. Renee Hoenderkamp, prezantuese e televizionit GB News dhe mjeke e përgjithshme në Sistemin Shëndetësor Kombëtar britanik, ka njoftuar drejtpërdrejt…

41 seconds ago

MPB njofton zgjidhjen e çështjes së sigurimit shëndetësor për stafin e saj

Problemi me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në Ministrinë e Brendshme është tejkaluar dhe të gjithë të punësuarit kanë përsëri…

5 minutes ago

Tronditet bota e futbollit, 18-vjeçari ndërron jetë pas ndërhyrjes fatale (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin argjentinas. Abel Nunez, vetëm 18-vjeç, ka ndërruar jetë pasi pësoi një goditje të…

6 minutes ago

MIT drejton përgatitjet për stinën e dimrit dhe kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka intensifikuar përgatitjet për sezonin dimëror, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të sigurt në…

9 minutes ago

Tragjedi në Mesdhe/ Përmbyset gomonia me emigrantë, shpëtohen 50 persona, humbet një 6-vjeçare

Një vajzë vetëm 6 vjeçe rezulton e zhdukur pas mbytjes së një gomoneje me emigrantë në ujërat pranë ishullit italian…

14 minutes ago