LSDM mban kongresin e partisë, pritet të konfirmohet kandidatura e presidentit Pendarovski

Sonte LSDM mban kongresin e partisë, ku pritet të konfirmohet kandidatura e presidentit aktual, Stevo Pendarovski.

Pas përfundimit të pjesës zyrtare, paralajmërohet fjalim i Pendarovskit. Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski,  theksoi se Kongresi do të marrë vendim për kandidaturën e, siç tha, fituesit të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit dhe 8 majit.

Pendarovski më herët, kur njoftoi se do të hyjë në garë për mandatin e dytë, tha se pesë vitet e fundit kanë treguar se presidenti mund të jetë i pavarur nga çdo qendër e fuqisë politike apo ekonomike në vend, përfshirë edhe ata që e kanë mbështetur në zgjedhje.

Sipas tij, ai ka mandat pas tij pa asnjë gabim strategjik, afera korrupsioni, rast nepotizmi apo konflikti interesi./alsat


Shtuar 3.03.2024 20:03