LSDM kërkon publikimin e raportit të plotë për ujin e Gostivarit, gjashtë javë pas helmimit

Partia opozitare maqedonase LSDM ka reaguar për mungesën e raportit të plotë mbi cilësinë e ujit në Gostivar, edhe pse kanë kaluar gjashtë javë nga helmimi që preku një qytet të tërë dhe la mbi 5,000 njerëz të shtruar në spitale.

Të lidhura

None found

“Gjatë krizës, qytetarët u përballën me njoftime të ndryshme dhe kontradiktore. Fillimisht u tha se uji nuk ishte i sigurt për t’u pirë, ndërsa më pas u lejua vetëm për përdorim teknik. Toshkovski kreu hiperklorinim, e më vonë u deklarua se në ujë kishte baktere. Ishte një kaos i plotë. Ndërkohë, Mickoski dhe Klekovski shkuan në një ekskursion. Para përfundimit të tij, zyrtarët pinë ujë para kamerave, bënë një dolli të turpshme dhe deklaruan se ai ishte i sigurt për konsum”, shprehen nga LSDM.

Opozita pyet përse janë bërë publike vetëm disa pjesë të dokumentacionit dhe jo analiza e plotë e ujit.

“Ku ndodhet raporti i plotë për ujin në Gostivar? Kush vendosi që uji të rikthehej për përdorim të pijshëm dhe mbi bazën e cilave rezultate u mor ky vendim? Kush është personi që garanton, me emër, mbiemër dhe firmë, se uji është i sigurt? A po përpiqet dikush t’i shmanget përgjegjësisë në këtë mënyrë? Mickoski dhe Klekovski kanë detyrim ndaj qytetarëve të Gostivarit që të publikojnë të gjithë të vërtetën”, deklarojnë nga LSDM.


Shtuar 27.08.2026 10:46

Tags:
sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom