Partia LSDM ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së sotme të ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili pohoi se faza e mprehtë e epidemisë në Gostivar po fillon të zbutet dhe se tashmë vëmendja është përqendruar te diagnostikimi i hershëm i hepatitit A dhe E. Sipas LSDM-së, ky pranim vjen pasi më herët vetë Klekovski kishte rrëfyer se sistemi paralajmërues ishte aktivizuar me vonesë dhe se “dritat e kuqe” nuk ishin ndezur në kohë.
None found
Sipas tyre, pasojat janë të rënda: i gjithë Gostivari u helmua dhe më shumë se 4.000 banorë u prekën nga sëmundja. Ata akuzojnë se asnjë nga zyrtarët e OBRM-PDUKM-së nuk ndërmori masa për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe askush nuk kreu inspektimet e nevojshme. Uji i ndotur, theksojnë ata, helmoi banorët e qytetit për 22 ditë rresht.
“Tash Klekovski pranon se ka raste të verdhëzës. Kjo është pikërisht ajo që parashikoi Venko Filipçe javën e kaluar – se kjo do të ndodhte dhe se ata nuk dinë ta menaxhojnë një krizë,” thuhet në reagim. LSDM-ja shton se rrëfimet e ministrit nuk janë asnjë dobi për njerëzit dhe se ka ardhur koha që ai të mbajë përgjegjësi para ligjit.
Ata e cilësojnë Klekovskin si një person pa dijen dhe kompetencën e duhur për t’u përballur me një emergjencë të tillë. Sipas LSDM-së, fillimisht situata u lejua të degradonte deri në këtë pikë; më pas të dhënat u fshehën dhe përgjegjësia u zhvendos për hir të përfitimeve politike. Rezultati, paralajmërojnë ata, do të jenë pasoja të rënda shëndetësore për qytetarët e Gostivarit.
“Për ta, numri i votave ka gjithmonë përparësi mbi jetën dhe mirëqenien e njerëzve. Ky është një grup kriminal i organizuar që mendon vetëm për tenderët e vet, jo për popullin,” përfundon reagimi i LSDM-së.
Një incident ka ndodhur sot në rrugën “A” në Prishtinë, ku një kran është rrëzuar gjatë punimeve në një kantier…
Donald Trump ka lëshuar kërcënime të reja ndaj Iranit, duke deklaruar se forcat e armatosura amerikane janë në gjendje të…
Një fenomen natyror spektakolar dhe potencialisht i rrezikshëm u regjistrua në Groenlandën perëndimore, kur një ajsberg gjigant u përmbys në…
Një influencere kolumbiane është ekzekutuar në mes të rrugës, ndërsa po priste në semafor me makinën e saj. [...]Read More...
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore pagoi mbi 560 milionë denarë për kompensime për pushime mjekësore gjatë muajit korrik, ndërsa shumica e…
Bayern Munichu nuk ka ndërmend të heqë dorë nga yjet e krahut, Luis Diaz dhe Michael Olise, pavarësisht zërave për…