Categories: maqedoni

LSDM kërkon përgjegjësi nga Mickoski, Klekovski dhe Toshkovski për helmimin në Gostivar dhe Maqedoni

LSDM-ja deklaron se uji i ndotur ka helmuar të gjithë qytetin e Gostivarit, duke shkaktuar pasoja shëndetësore për më shumë se 4.000 persona, ndërsa askush nga pushteti nuk ka dhënë llogari.

Të lidhura

None found

Sipas partisë, mbi 50 vendbanime në Maqedoni janë përballur me helmim nga uji i ndotur dhe qytetarët po e paguajnë këtë situatë me shëndetin e tyre, pa pasur asnjë përgjegjësi nga Qeveria.

“Si mund të lejohet një gjë e tillë? Për katër javë, Mickoski dhe Klekovski kanë rrezikuar shëndetin e banorëve të Gostivarit, ndërsa gjatë gjithë kësaj periudhe qytetarët nuk kanë pasur ujë të pastër”, thonë nga LSDM-ja.

Nga kjo parti theksojnë se rezultatet e analizave të ujit të pijshëm në Gostivar pritet të publikohen vetëm më 20 gusht. Deri atëherë, sipas tyre, qytetarët janë lënë të përballen vetë me pasigurinë, frikën për shëndetin dhe panikun se mund të shfaqen sëmundje e pasoja të tjera.

LSDM-ja akuzon se uji u cilësua “teknikisht i saktë” vetëm sepse Mickoski deklaroi se ishte i tillë dhe jo mbi bazën e analizave. Partia shton se nuk u publikua asnjë raport, analizë e ujit apo dokument i firmosur që do të miratonte përdorimin e “ujit teknik”.

Në reagim përmendet edhe ministri i Policisë, Toshkovski, për të cilin thuhet se ishte përfshirë në procesin e hiperklorinimit dhe se u kishte kërkuar qytetarëve ta linin ujin të rridhte nga rubinetet.

Ndërkohë, drejtori Stojançe Angellov konfirmoi praninë e një bakteri të rrezikshëm në ujë. LSDM-ja pretendon se, teksa njerëzit po vuajnë, “tender-patriotët” po përfitojnë përmes marrëveshjeve të biznesit në vlerën 100,000 euro për ujë në Gostivar.

“Nuk mund të ketë skandal dhe papërgjegjësi më të madhe sesa të luhet në këtë mënyrë me jetën e qytetarëve. Kjo situatë nuk është më thjesht krizë, por katastrofë shëndetësore, kaos i plotë dhe rrënim i institucioneve”, deklarojnë nga LSDM-ja./Telegrafi/

Tags: LSDM

të fundit

Sot mblidhen gjashtë komisione parlamentare, në fokus projektligjet dhe planet e punës

Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot, ku në rend dite janë shqyrtimi i projektligjeve, mbikëqyrja e zbatimit të…

2 minutes ago

Drejtori i France Football rrëfen sa pranë ishte Mbappe me fitimit të Topit të Artë

Kylian Mbappe ishte shumë pranë triumfit në garën për Topin e Artë, por në fund u mposht nga Harry Kane…

4 minutes ago

Studentët refuzojnë dialogun dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama nxjerr sërish para Kryeministrisë tavolinën prej guri

Studentët vijojnë qëndrimin e tyre kundër qeverisë, duke refuzuar dialogun dhe duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqje të Edi Ramës.…

5 minutes ago

Këmbimi valutor 27 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me…

6 minutes ago

Albulena Haxhiu zhvillon sot vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do…

12 minutes ago

Arlinda Zekaj përcillet sot për në banesën e fundit

Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomiricë të Pejës, do të…

12 minutes ago