Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është shtuar gjatë këtij mëngjesi, njofton LAMM.
Të lidhura
None found
Si pasojë e numrit të lartë të automjeteve, në pikën kufitare të Tabanocës pritja për hyrje në vend zgjat më shumë se një orë. Në Bogorodicë, për dalje nga vendi, pritet rreth 15 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk raportohen vonesa më të gjata për hyrje apo dalje.
LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që ta përshtatin shpejtësinë, të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. Vëmendje e veçantë kërkohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut.
Ky paralajmërim vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
