Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se qarkullimi në vend vijon pa probleme, ndërsa rrugët janë të thata.
Të lidhura
None found
Jashtë zonave urbane, fluksi i automjeteve paraqitet me intensitet mesatar.
Sipas LAMM-së, në vendkalimet kufitare “Tabanoc”, “Bogorodicë” dhe “Dijran” udhëtarët po përballen me pritje rreth një orë, si gjatë hyrjes ashtu edhe gjatë daljes nga vendi. Në pikat e tjera kufitare nuk raportohen pritje të gjata.
Autoritetet u rekomandojnë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes me shpejtësinë, veçanërisht në luginat e vendit, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut./Telegrafi/
