LAMM njofton për fluks të shtuar në Tabanocë, ndërsa qytetarët raportojnë pritje deri në tre orë në Bogorodicë dhe Dojran

Sipas njoftimit të LAMM-së këtë mëngjes, qarkullimi në rrugët shtetërore po vijon normalisht dhe rrugët janë të thata.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, është shtuar lëvizja e automjeteve në akset jashtë zonave të banuara. Në pikën kufitare Tabanocë është regjistruar fluks më i madh në hyrje, ndërsa në Bogorodicë në dalje nga vendi. LAMM bën të ditur se koha e pritjes në këto pika varion nga rreth 30 minuta deri në 1 orë. Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, hyrja dhe dalja nga vendi po kryhen pa vonesa më të gjata.

Megjithatë, qytetarë të ndryshëm kanë shkruar në rrjetet sociale se për të kaluar dy kontrollet e pasaportave drejt Greqisë, në pikat kufitare Bogorodicë dhe Dojran, këtë mëngjes nevojiten nga dy deri në tre orë.

LAMM u bën apel drejtuesve të përshtatin shpejtësinë, të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve. Vëmendje e veçantë kërkohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku mund të ketë rrëshqitje dheu. Paralajmërimi vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.


Shtuar 1.08.2026 10:35

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetcratosroyalbetbetgarantiultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort