Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) i është drejtuar sërish Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar që Provimi i Jurisprudencës dhe provimet e tjera profesionale të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.
None found
Kërkesa zyrtare është dorëzuar sot te ministri i ri i Drejtësisë. Studentët shpresojnë që ai ta vendosë këtë çështje në rendin e prioriteteve dhe të ndërmarrë veprime konkrete për adresimin e saj.
“Në emër të Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore, sot i dorëzova ministrit të ri të Drejtësisë kërkesën që Provimi i Jurisprudencës dhe provimet e tjera profesionale të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe. Besojmë se, pas marrjes së përgjegjësisë së re, ministri do t’i japë kësaj çështjeje vëmendjen e nevojshme dhe do të ndërmarrë hapa konkretë për një zgjidhje të drejtë”, thuhet në reagimin e studentëve.
Sipas Parlamentit Studentor, kërkesa e tyre ka mbetur e njëjtë që prej fillimit: krijimi i kushteve të barabarta për të gjithë studentët dhe garantimi i respektimit të plotë të të drejtave gjuhësore.
“Kjo nuk lidhet me politikën. Bëhet fjalë për barazinë, zbatimin e ligjit dhe, mbi të gjitha, respektimin e të drejtave të studentëve”, theksohet në njoftim.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së për Tiranën, kryeministri Edi Rama, ka konfirmuar përjashtimin e Elisa…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar veprimtarin, atdhetarin dhe intelektualin Xhavit Ahmeti, në 30-vjetorin e…
Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama, ka kritikuar kryebashkiakun Erion Veliaj dhe drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, duke paralajmëruar se…
Kombëtarja shqiptareArritja e vendit të parë në grupin C1 të UEFA Nations League dhe sigurimi i ngjitjes në Ligën B…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka hapur thirrjen për aplikim në Programin e Kuponëve për Kopshte, nga i cili…
OBRM-PDUKM akuzoi LSDM-në se vazhdon të përhapë, siç thonë ata, akuza dhe manipulime të rreme dhe të pabaza në lidhje…