Categories: sport

FSHF miraton shpërblimin prej 500 mijë eurosh për Kombëtaren pas ngjitjes në Ligën B të UEFA Nations League

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur t’i japë ekipit kombëtar një bonus prej 500 mijë eurosh, në shenjë vlerësimi për suksesin e arritur nga kuqezinjtë në këtë edicion të kompeticionit europian.

Ky shpërblim vjen pasi Shqipëria siguroi vendin e parë në grupin C1 të UEFA Nations League dhe ngjitjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm.

Të lidhura

None found

Kombëtarja e mbylli rrugëtimin në grupin C1 me 15 pikë, duke regjistruar pesë fitore në gjashtë ndeshje. Fitorja 2-0 kundër Bjellorusisë në ndeshjen e fundit konfirmoi kryesimin e grupit dhe ngjitjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Nations League.

Ky bonus shpërblen rezultatet e marra, angazhimin dhe punën e bërë nga futbollistët dhe stafi i Kombëtares gjatë këtij edicioni, duke finalizuar me sukses një objektiv të rëndësishëm sportiv për futbollin shqiptar.

të fundit

Rama kritikon Veliajn: Si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’do të tolerohen largimet nga puna të punonjësve që nuk u bëjnë “like” dhe “share” dorëshkrimeve të Lalit

Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama, ka kritikuar kryebashkiakun Erion Veliaj dhe drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, duke paralajmëruar se…

3 minutes ago

Nis faza e aplikimit për kuponët e kopshteve – cilat familje përfitojnë dhe deri kur mund të dorëzohen kërkesat

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka hapur thirrjen për aplikim në Programin e Kuponëve për Kopshte, nga i cili…

6 minutes ago

OBRM-PDUKM: LSDM po vijon me akuza të pabaza për Alta Bankën

OBRM-PDUKM akuzoi LSDM-në se vazhdon të përhapë, siç thonë ata, akuza dhe manipulime të rreme dhe të pabaza në lidhje…

6 minutes ago

Macedonian customs seized 470 undeclared cosmetic products worth around 149,000 denars

Doganierët parandaluan dy përpjekje për kontrabandë të gjithsej 470 produkteve kozmetike, produkteve të higjienës personale dhe shtesave dietike në pikat…

11 minutes ago

LSDM accuses Mickoski’s government of impoverishing citizens

Vlera e konsumit minimale të sindikatës në nëntor arriti në 70,827 denarë, një rritje prej 469 denarësh krahasuar me muajin…

11 minutes ago

Dimal Basha shows images of the new bridge over the Ibër River

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka publikuar pamje nga punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër në…

12 minutes ago