Komuna e Kumanovës ka njoftuar se faza e dytë e spërkatjes ajrore kundër mushkonjave të rritura do të zhvillohet të mërkurën, më 5 gusht, duke nisur në orën 05:00.
Të lidhura
None found
Trajtimi do të mbulojë gjithsej 1,270 hektarë. Në të do të përfshihen rrjedhat e lumenjve Kumanovka, Lipkovka dhe Kojnarka, bashkësitë lokale Babin Dol, Goce Delçev dhe Tode Mendol, pjesa qendrore e qytetit, si edhe hapësira rreth impiantit të trajtimit të NP “Ujësjellësi” në fshatin Dobrashan.
Sipas autoriteteve komunale, gjatë ndërhyrjes do të aplikohet preparati Aqua Perm-X 30-30. Komuna u kërkon bletarëve të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e kolonive të bletëve gjatë trajtimit. Në rast se moti pengon realizimin e spërkatjes në orarin e parashikuar, ajo do të zhvendoset për ditën pasuese, sapo kushtet atmosferike të jenë të përshtatshme.
