Kandidati për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani,sot para të gjithë liderëve të frontit ka shpalosur programin e tij, me të cilën do të garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prillë. Ndërkaq, Liderët e Frontit Europian nënshkruajtën Deklaratë të përbashkët në mbështetje të programit të Osmanit.
Bujar Osmani para ta pranishme përmemdi 10 zotimet, që nëse zgjidhjet President do t’i realizojë. E para dhe kryesorja siç tha ai, është antarsimi europian deri në vitin 2030.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se kandidatura e Osmanit është më cilësorja se e të gjithë kundër kandidatëve të tjerë.
“Kandidatë për rrethanat në të cilat jetojmë dhe veprojmë, më të përgaditur dhe më të njohur, jo vetëm në rajon, jo vetëm në europë, por edhe me njohje në kontinente, me një veprimtari shumë të dendur në fushën e diplomacisë, në fushën e menaxhimit. Do doja për ju këtu dhe për opinionin t’ju bëjë me dije, se në momentin më të vështirë që ndodheshte organizata për sigurim dhe bashkëpunim europian, në një krizë të thellë deri në shpërbërje, zotri Osmani e menaxhoi me zgjuarsi, me qetësi dhe gjakë ftohsi, deri në përmbyllje me sukses”.
Për programin dhe Bujar Osmanin nuk munguan lavdërimet edhe nga Liderët tjerë të frontit, të cilët ishin prezentë.
ZIADIN SELA, KRYETAR I ASH-së
“Natyrisht që për mua një program gjithë përfshirës dhe i rëndësishëm sidomos në segmentin që ka për qëllim për ata se çfarë duhet bërë ne si politik bërës dhe si instutucione të shtetit dhe kryesorja duke pasur parasysh që në fund të ditës shteti dhe qytetari kanë një raport shërbimesh ndaj njëri tjetrit”
MENDUH THAÇI, KRYETAR I PDSH-së
“Pragmatizmi politik flet se kemi vështirësi, që të zgjedhim një President që nuk është maqedon, mirëpo ky program flet për seriozitetin tuaj, këtyre njerëzve që janë këtu dhe sinqeritetin tonë se ne nuk planifikojmë shtete rezervë, ose asocione rezerve. Ne e kemi seriozishtë përcaktimin dhe seriozishtë jemi përgaditur”
SKENDER REXHEPI-ZEJD,KRYETAR I LËVZIJES POPULLI 31:14
“Pa dyshim një program voluminoz i detajuar, kështu që ja vlenë të përkrahet jo vetëm nga ne, por nga çdo qytetarë, përfshirë edhe maqedonasit, të cilët duhet ta mësojnë që megjithatë shqiptarët kanë kapacitet edhe intelektual edhe organizativ edhe politik që të qeverisin edhe me këtë shtetë, madje ta kuptojnë se munden të kenë program shumë më të saktë , shumë më të detajuara, ashtu siç e dëgjuam ne sot”
FATIMA OSMANOVSKA-KRYETARE E UNIONIT TË ROMËVE
“Programi juaj e pasqyron të gjithë ata se pse jemi mbledhur ne të gjithë ne këtu në Frontin Europian. Unë sinqerisht urojë të implementohet ky program tërësisht. Urojë që më fund të shoh edhe bashkësinë rome të kyçur në programin, pasi deri më tani nuk ka ndodhur”
ARJANIT HOXHA, KRYETAR I PDE-së
“Përmes këtij programi dhe ju si kandidatë i këtij fronti d.m.th i ndani të njëjtat zotime, për sa i takon orientimit tonë euro strategjikë, që anëtarësimi në BE është opsioni i vetëm dhe pa alternativë tjetër, parneriteti me SHBA-në që është jashtëzakonishtë i rëndësishëm , sepse vet e thatë se vula e çdo suksesi ka pasur mbështetjen e BE-së”
BEYCAN ILYAZ, KRYETAR I PDT-së
“Kandidati ynë për President dhe kolegu ynë i nderuar Dr Bujar Osmani, përkrahim plotësisht programin tuaj, i cili premton vizion për të ardhem tonë. Të jeni të sigurt se ne do t’ju ofrojmë mbështetjen tonë të plotë”.
Ndërkaq, përveç se në zgjedhjet presidenciale, Fronti Europian do të garojë me lista të përbashkëta edhe në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 8 maj. Samir Mustafa /SHENJA/