Kovaçevski: Mickoski luan me dy fytyra për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, i bëri thirrje kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që të thotë publikisht nëse i gënjen qytetarët se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese apo ambasadorët, se do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese. Kovaçevski, adresoi kritika për Mickoskin se vetëm fotografohet me xhaketa dhe bluza të bardha, kritikon dhe nuk bënë asgjë. Kryeministri thotë se e njëjta parti që ishte kundër anëtarësimit në NATO tani është kundër vazhdimit të rrugës drејt BE-së.

Dimitar Kovaçevski

“Ata shkojnë nëpër ambasada dhe thonë na jepni pushtet, më pas na lini pak kohë  deri sa të ambientohemi dhe më pas do ta ndryshojmë Kushtetutën. Pyetja është se kë po e gënjejnë, qytetarë se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, apo ambasadorët e huaj se do t’i mbështesin ndryshimet”

Partia opozitare në kundërpërgjigjen ndaj kryeministrit thonë se në vend të Kovaçevski të shpërndaj gënjeshtra, le të thotë se kush janë ata ambasadorë që u kemi thënë se do t’i mbështesim ndryshimet Kushtetuese.

VMRO-DPMNE

“Lidhur me rrëfimet e Kovaçevskit se një gjë është thënë para publikut dhe një gjë tjetër para ambasadorëve, është mirë që Kovaçevski para se të “ shpërndaj pupla” të thotë se cilët janë ata ambasadorëë dhe ata të shprehin mendimin dhe qëndrimin e tyre për këtë prentendim të rremë të Kovaçevskit”

Kovaçevski më tej akuzoi se partia maqedonase VMRO-DPMNE është vetëm pengesë për proceset e Kuvendit.

Dimitar Kovaçevski

“Çdo senacë e komisioneve në Kuvend bllokohet nga opozita. Çdo ligj i rëndësishëm për qytetarët është bllokur prej disa vitesh. Një strategji tjetër për ta është  tribunat, xhaketat e bardha, festat dhe mosbërja e asgjëje. Shikoni komunat që i kanë dhe më tregoni se çfarë kanë bërë. Vetëm fotografim dhe deklarata, asgjë më shumë”

Kryeministri gjithashtu shtoi se ndryshimi i Kushtetutës pë të përfshirë bullgarë është kusht që Maqedonia e Veriut të vazhdojë negociata për aderimin në BE pas përfundimit të skriningut në fund të vitit. Përveç bullgarëve, kryeministri thotë  se parashikohet që në premabullë të përfshihen hebrenjët, kroatët dhe malazezët.


Shtuar 10.03.2023 21:13