Kovaçevski: Arritëm marrëveshje për përmirësimin e kushteve të studentëve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se ka pasur dialog konstruktiv ndërmjet shoqatave të studentëve, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe deputetët.

“Më vjen mirë që u gjet një gjuhë e përbashkët sa i përket ushqimit të studentëve. Në takim u bisedua edhe për aspekte tjera të standardit të studentit e që ka të bëjë me infrastrukturën në konvikte dhe u dakorduam me ministrin e Arsimit se edhe në këtë pjesë do të bëhen përpjekje maksimale për të avancuar kushtet në konviktet e studentëve”, u shpreh Kovaçevski.

Ai po ashtu theksoi se studentët gjithmonë kanë të drejtë ta thonë fjalën e tyre, ti thonë qëndrimet.

“Neve na mbetet që ato qëndrime të studentëve dhe të gjejmë zgjidhje për të gjithë. Kaloi koha kur dikush ka mund të luaj me studentët ashtu siç don dhe studentët janë fëmijët tanë dhe e ardhmja e vendit andaj meritojnë të kenë kushte më të mira”, tha Kovaçevski./ina