Zbatimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet një detyrim që Maqedonia e Veriut duhet ta përmbushë, theksoi sot Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Në konferencën për shtyp, ajo rikujtoi se kushtet janë përcaktuar qartë në konkluzionet e Këshillit të BE-së të 18 korrikut 2022.
Gjatë prezantimit të sotëm të raportit të progresit të Komisionit Evropian për vendet kandidate përpara Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos vlerësoi angazhimin e Maqedonisë së Veriut për reformat e BE-së në kuadër të agjendës së reformave. Sipas saj, vendi duhet të dëshmojë tani të njëjtën vendosmëri edhe për të ecur përpara në rrugën evropiane.
None found
Komisionerja siguroi se mbështetja e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit në BE do të vijojë. Ajo shpjegoi se synimi mbetet hapja e grupit të parë menjëherë pas plotësimit të kushteve, duke nënvizuar se hapi i radhës i takon Maqedonisë së Veriut.
Kos evidentoi gjithashtu se puna teknike për standardet e hapjes së Klasterit 1 ka shënuar përparim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar në Tiranë që fondet e Bashkimit Evropian të ndahen sipas nivelit të zbatimit…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria do të vijojë ta mbështesë me vendosmëri dhënien e statusit kandidat…
Goli i Qazim Laçit me Rizespor Është duke u luajtur momentalisht sfida mes Çaykur Rizespor dhe Kasimpasa, e vlefshme për…
Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka shprehur pakënaqësinë e tij me nivelin e referimit në Ligën Premier, duke pretenduar…
Lulzim Basha ka depozituar një padi civile në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj Taulant…
Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë aktesh dhe vendimesh në mbledhjen e fundit, ku ndër më të rëndësishmit është…