Deputetët e pushtetit në Komisionin për Çështje Ekonomike nuk e mbështetën projektligjin e propozuar nga LSDM-ja, i cili parashikonte që paga minimale të arrinte në 600 euro.
Të lidhura
None found
Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se rritja e pagës minimale është e domosdoshme për qytetarët, veçanërisht në kushtet e krizës së vazhdueshme.
Sipas tij, çmimi i karburanteve ka kaluar 100 denarë, ndërsa produktet ushqimore janë shtrenjtuar ndjeshëm. Filipçe theksoi se disa artikuj të shportës bazë kushtojnë më shumë se në Gjermani, ndërsa standardi i jetesës në vend mbetet ndër më të ulëtit në rajon dhe në Evropë.
Ai shtoi se qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha dhe se gjatë periudhës së fundit nuk është ndërmarrë asnjë masë apo paketë masash. Filipçe paralajmëroi se, nëse pushteti vijon të veprojë në këtë mënyrë të papërgjegjshme, vendi mund të përballet me trazira sociale.
Filipçe bëri të ditur gjithashtu se paga minimale aktualisht është 26 mijë denarë, shumë që përbën pak më tepër se gjysmën e pagës mesatare prej 48.500 denarësh.
