Categories: maqedoni

Kallëzohen penalisht tre persona nga rajoni i Shkupit

Njësia për Krime të Dhunshme, pranë Departamentit për Krime të Dhunshme të SPB Shkup, ka paraqitur me procedurë të përshpejtuar kallëzim penal ndaj S.J. (34), I.J. dhe S.J., të tre banues në fshatin Bukoviq të rajonit të Shkupit. Ata dyshohen për veprën penale “dhunë”, të parashikuar në nenin 386, paragrafi 3 të Kodit Penal.

Të lidhura

None found

Sipas MPB-së, më 12.08.2026, në fshatin Kopanicë të rajonit të Shkupit, i dyshuari i parë ka goditur me një send të fortë H.R., 25 vjeç, nga fshati Arnaqija i të njëjtit rajon. Ndërkohë, dy të dyshuarit e tjerë kanë përdorur sende të forta për të dëmtuar automjetin e tij.

Pas veprimeve të ndërmarra, punonjësit policorë të SPB Shkup arrestuan S.J. (34), ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake i caktoi masën e arrestit shtëpiak. MPB-ja njoftoi se vijojnë masat për lokalizimin e dy personave të tjerë të kallëzuar./Telegrafi/

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Kurti fton partitë në takim për të diskutuar kandidatët për president

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se partitë politike duhet të fillojnë diskutimet edhe për…

11 seconds ago

MPJ: Pesë familje maqedonase kërkojnë asistencë për t’u evakuuar nga zonat e zjarreve në Greqi

Deri në këtë moment, gjithsej pesë familje nga Maqedonia kanë kërkuar ndihmë ose asistencë për evakuim nga zonat e përfshira…

4 minutes ago

Kurti rikonfirmon qëndrimin: Nevojitet marrëveshje për presidentin e ardhshëm

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti përsëriti qëndrimin e tij se partitë parlamentare shqiptare duhet të kenë marrëveshje për emrin kandidat…

12 minutes ago

Shtëpia e Bardhë kërkon pasuesen e Karoline Leavitt, emrat që përfliten për postin e zëdhënëses së Trumpit

Në Uashington ka nisur një nga diskutimet më të nxehta brenda rrethit të Donald Trumpit, se kush do të jetë…

15 minutes ago

LSDM kallëzon policë dhe Valentin Manasievskin: Të dhënat sekrete iu dorëzuan OBRM-PDUKM-së

Kanë kaluar 9 ditë nga sulmi ndaj aktivistëve të rinj në Novo Selo dhe deri më tani askush nuk është…

16 minutes ago

Media italiane “L’Indipendente” jehonë protestës në Tiranë: Lëvizja është e larmishme, por e bashkuar, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Për tre ditë me radhë diaspora do mbushë sheshin

Sipas medias italiane, ajo që nisi si kundërshtim ndaj projekteve për ndërtimin e resorteve luksoze në zona të mbrojtura, është…

17 minutes ago