Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka ritheksuar se partitë parlamentare shqiptare duhet të arrijnë një marrëveshje për kandidatin që do të zgjidhet presidenti i ardhshëm i Kosovës. Sipas tij, ky emër duhet të gëzojë konsensus.
None found
Në një prononcim për mediat, Kurti deklaroi se presidenti apo presidentja e ardhshme duhet të jetë një personalitet i dëshmuar në profesion dhe në shoqëri, me merita, kontribut dhe vlera kombëtare e qytetare.
“Si fituese e zgjedhjeve, LVV-ja mban qëndrimin se presidenti i ardhshëm duhet të jetë konsensual dhe të sigurojë mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në popull. Ai ose ajo duhet të ketë merita e kontribut, të përfaqësojë vlera kombëtare dhe qytetare, si dhe të jetë i dëshmuar në profesion e në shoqëri. Për këtë arsye duam të arrijmë marrëveshje, në mënyrë që të shmangim zgjedhjet e reja”, tha Kurti.
Ai u përcolli urimet edhe 100 kadetëve që sot u bënë pjesë e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Kurti e cilësoi këtë si një ditë të gëzueshme dhe të suksesshme për Ministrinë e Drejtësisë, drejtësinë dhe Shërbimin Korrektues në Kosovë, pasi 100 kadetët përfunduan me sukses trajnimin 5-mujor dhe nga tani do të shërbejnë si 100 oficerë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar Pentagonin të ridizenjojë një aeroplanmbajtëse të re amerikane, duke zëvendësuar sistemin modern elektromagnetik të…
Qeveria dhe Ministria e Transportit vazhdojnë të punojnë për gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballen transportuesit nga…
Vatrat e zjarrit në Qarkun e Dibrës kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore ku në Parkun Kombëtar të Lurës dhe…
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë numrat për ta zgjedhur presidentin, tha kryetari i Partisë Demokratike të…
DinamoDinamo siguroi kalimin në fazën e “play-off” të Conference League, pasi mposhti me rezultatin 4-0 Audan në “Elbasan Arena” [...]Read…
Klubi mbretëror, Real Madridi nuk është i kënaqur me mesfushën e tyrë dhe mund të hyjë përsëri në tregun e…