Categories: kosovë

Kurti fton partitë në takim për të diskutuar kandidatët për president

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të premten se subjektet politike duhet të nisin diskutimet për emra konkretë që mund të kandidojnë për postin e presidentit të ardhshëm. Sipas tij, një marrëveshje paraprake do të mundësonte shmangien e zgjedhjeve të reja.

Të lidhura

None found

“Duhet të fillojmë të flasim edhe me emra, sepse po humbim shumë kohë, por më së shumti humbim duke shkuar në zgjedhje”, tha Kurti.

Ai njoftoi se mbrëmë u ka dërguar mesazh kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, të cilëve u ka propozuar një takim për çështjen e presidentit.

“Duam që për këtë të merremi vesh paraprakisht në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet”, u shpreh ai.

Sipas Kurtit, presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë “konsensuale” dhe gjithëpërfshirëse, me përkrahje sa më të madhe si në Kuvend, ashtu edhe mes qytetarëve.

Ai theksoi se Kosova ka “me dhjetëra” personalitete të përshtatshme nga sfera akademike, politike dhe shoqërore. Në këtë grup, sipas tij, bëjnë pjesë edhe individë që kanë dhënë kontribut në luftë dhe në procesin e shtetndërtimit.

të fundit

Thatësira alarmante godet kontinentin e vjetër, ekspertët paralajmërojnë emergjencë ujore në Europë

I nxehti shkatërrimtar i kësaj vere është vetëm fillimi i asaj çfarë na pret në të ardhmen, paralajmëron një organizatë…

5 seconds ago

Policia rendit shkeljet që sollën shkarkimin e dhëndrit të Thaçit

Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me largimin nga puna të togerit policor Arben Visoqi, një ditë pasi ai bëri…

2 minutes ago

Nikolloski: Agreements with Croatia, Switzerland and Romania for Transport Operators from Macedonia

Qeveria dhe Ministria e Transportit vazhdojnë të punojnë për gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballen transportuesit nga…

5 minutes ago

Steam Works Better”/ Trump Asks Pentagon to Change Design of US Aircraft Carrier

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar Pentagonin të ridizenjojë një aeroplanmbajtëse të re amerikane, duke zëvendësuar sistemin modern elektromagnetik të…

6 minutes ago

Rey Manaj mendon për të ardhmen, sulmuesi shqiptar pranë gjigantit europian

Rey ManajEdhe pse u rikthye me bujë te madhe te Sivasspor, sulmuesi shqiptar, thuhet se Rey Manaj është shumë pranë…

6 minutes ago

Fires Spread Rapidly in Dibër / Two “Air Tractor” Aircraft Deployed in Lurë, Qafë Helmës and Fushë-Bulqizë–Selishtë

Vatrat e zjarrit në Qarkun e Dibrës kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore ku në Parkun Kombëtar të Lurës dhe…

6 minutes ago