Pesë familje nga Maqedonia kanë kërkuar deri tani ndihmë ose mbështetje për evakuim nga rajonet e prekura nga zjarret në Greqi. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, bazuar në informacionet e përfaqësisë diplomatike-konsullore në Selanik.
None found
Pas bashkërendimit me institucionet përgjegjëse greke, familjet janë orientuar drejt pikave më të afërta të caktuara për strehim, ku janë sistemuar së bashku me turistë të tjerë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme përsërit apelin që shtetasit maqedonas në zonat e prekura, të cilët kanë nevojë për ndihmë, të telefonojnë në numrin e kujdestarisë +389 75 268 736, të shkruajnë në globalsos@mfa.gov.mk ose të kontaktojnë Konsullatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Selanik në numrat e kujdestarisë +30 694 526 8068 dhe +389 71 323 001.
Qytetarëve maqedonas që gjenden në rajonet e rrezikuara u kërkohet gjithashtu të monitorojnë me vëmendje zhvillimet dhe të zbatojnë udhëzimet e rekomandimet e dhëna nga autoritetet kompetente lokale.
Jensen Huang, bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, ka dhënë dorëheqjen pas 33 vitesh në krye të kompanisë që e…
Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Kryetari i PD-së,…
E ardhmja e Arda Gulerit te Real Madridi mund të jetë në pikëpyetje, pasi mesfushori turk raportohet se ka refuzuar…
Stuhia “Charls”, e cila goditi brigjet e Portugalisë me erëra të fuqishme dhe reshje intensive shiu, po zhvendoset drejt Ballkanit.…
Kthimi i kontratave të përkohshme të punës në vendime pune si duket do duhet të pres edhe shumë gjatë. Edhe…
Lista Serbe ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Listës Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi, se nuk…