Categories: maqedoni

Janevska sqaron deklaratën për nxënësit e klasës së parë: Nuk synova të fyej askënd apo të ndërhyj në zgjedhjet e prindërve

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka reaguar pas diskutimeve të shkaktuara nga deklarata e saj se nxënësit e klasës së parë duhet të dëshirojnë të kenë një vëlla ose motër, dhe jo vetëm të kërkojnë njohuri.

Të lidhura

None found

Janevska sqaroi se vendimi për të pasur ose jo fëmijë, si edhe për të pasur ose jo më shumë fëmijë, i përket prindërve dhe duhet të respektohet si zgjedhje personale e çdo çifti.

“Përmes kësaj deklarate desha vetëm të vë në dukje se gjendja është alarmante. Ata që kanë mundësi dhe dëshirë mund t’u krijojnë fëmijëve të tyre mundësinë të kenë një vëlla ose motër. Nuk kam pasur aspak për qëllim të ofendoj dikë apo të ndikoj në vendimet personale”, deklaroi Janevska për “Sitel”.

Ajo nënvizoi se situata demografike mbetet shqetësuese, veçanërisht pasi janë mbyllur 148 objekte shkollore dhe janë reduktuar rreth 400 klasa. Sipas ministres, numri i klasave të prekura mund të ishte dy herë më i lartë, por në procesin e vendimmarrjes janë marrë parasysh edhe tregues të tjerë.

“Popullsia jonë duhet ta kuptojë se çfarë po ndodh në vend. Nëse e do vendin e vet, duhet të angazhohet së bashku me të gjithë ne për përmirësimin e kushteve të jetesës, në mënyrë që emigrimi të mos vijojë dhe rënia demografike të stabilizohet. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi, ashtu si edhe ministritë e tjera, përmes autostradave dhe trenave, me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, që ata të qëndrojnë këtu dhe të ndërtojnë një jetë të mirë e moderne”, shtoi Ministri i Arsimit.

të fundit

Banorët kundërshtojnë projektin TID në Durrës: Kërkohet anulimi i vendimit që parashikon shembjen e 80 banesave

Një përfaqësi e banorëve që preken nga projekti TID Durrës dorëzuan në bashki një dokument 15 faqësh, të firmosur nga…

20 seconds ago

Frymë Thaçiane” – deputetja e VV-së akuzon gjashtë ligjvënës të LDK-së për afërsi me PDK-në

Arjeta Fezja, deputetet e Lëvizjes Vetvendosje ka akuzuar gjashtë deputetët e LDK-së që kundërshtuan kandidaturën e Bekim Sejdiut për president,…

5 minutes ago

Hoxha-Sorensen në Bled: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor për sigurimin e paqes

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha zhvilloi takime të veçanta në Bled të Sllovenisë, me…

5 minutes ago

Aguero beson se Gabriel Jesus do të ketë ndikim të madh te Barcelona

Ish-sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero, e ka mbështetur ish-shokun e tij të skuadrës te Manchester City, Gabriel Jesus, i cili…

7 minutes ago

LSDM: Maqedonia po zbrazet nga nxënësit dhe të rinjtë, ndërsa qeveria sjell “punëtorë ekonomikë

Nga LSDM thonë se viti 2026 është viti më i keq për arsimin në vend që nga pavarësia.Sipas tyre, shifrat…

12 minutes ago

Fajtore apo e pafajshme?”/ Juria nis ditën e katërt të diskutimeve për 36-vjeçaren e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve

Juria në gjyqin e Lindsay Clancy, ish-infermierja 36-vjeçare e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj të vegjël, ka…

19 minutes ago