Categories: maqedoni

Janevska: Tekstet shkollore janë dorëzuar në shkolla, nxënësit do t’i kenë që në nisje të vitit

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi sot se tekstet shkollore tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla dhe se nxënësit do t’i kenë në dispozicion. Ajo theksoi se, për herë të parë, procesi i shpërndarjes është përmbyllur shumë më herët, para nisjes së vitit shkollor 2026/2027, që fillon pas një jave.

Të lidhura

None found

E pyetur nga gazetarët nëse pas 1 shtatorit pret ankesa për tekste të dëmtuara, Janevska tha se nuk mund të përjashtohet një mundësi e tillë. Megjithatë, ajo shprehu bindjen se ankesat do të jenë minimale dhe do të lidhen me raste të veçanta.

Sipas ministres, pas përgatitjeve të zhvilluara përmes internetit, shkollat e kanë trajtuar më me seriozitet evidentimin e numrit të teksteve që u nevojiten dhe zëvendësimin e materialeve të dëmtuara. Ajo vlerësoi se gjatë tre viteve të fundit shkollore janë reduktuar mangësitë në këtë proces.

Janevska sqaroi se sistemi elektronik qëndroi i hapur për një periudhë të gjatë, pikërisht për të garantuar përfundimin e rregullt të procedurave. “Të gjithë ata që kanë bërë kërkesë, do ta marrin dhe po e marrin sasinë e kërkuar. Për ata që nuk kanë paraqitur kërkesë, përgjegjësia u takon vetë atyre. Ministria nuk do të mbajë më përgjegjësi për nevoja që nuk janë raportuar, pasi prej tre vitesh zbatohet një sistem i qëndrueshëm që garanton furnizim të vazhdueshëm me tekste shkollore”, tha ajo.

Për vitin shkollor 2026/2027 janë regjistruar rreth 14.500 nxënës të klasës së parë. Ministrja sqaroi se kjo shifër nuk është përfundimtare, pasi deri në fund të shtatorit do të vijojë regjistrimi i fëmijëve që nuk kanë arritur ta respektojnë afatin.

Duke folur për optimizimin e rrjetit të shkollave, në kuadër të kalimit në mësim me një ndërrim, Janevska tha se këtë vit pritet të mbyllen në mënyrë natyrale 26 shkolla rurale. Në këto institucione nuk është regjistruar asnjë nxënës i klasës së parë dhe, sipas saj, “gjoja mësojnë” nga pesë deri në tetë fëmijë.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se aktualisht numri i paraleleve është ulur me rreth 200 në arsimin fillor dhe me 100 në arsimin e mesëm. Ajo nënvizoi se ky ndryshim synon t’u krijojë nxënësve më shumë mundësi për socializim dhe një arsim më cilësor, në vend të izolimit në mjedise të caktuara rurale ku mund të mbizotërojnë parime dhe stereotipe të ndryshme. Janevska tha se në kushtet e numrit të vogël të nxënësve, cilësia e mësimit vështirësohet, veçanërisht në paralelet e kombinuara ku mësojnë fëmijë nga tre klasa të ndryshme, aq sa lejohet nga ligji.

Ajo shtoi se mësimi në paralele të kombinuara do të mbahet vetëm kur kjo të jetë e domosdoshme. Ky përjashtim do të zbatohet kur shkolla periferike, ose rurale, ndodhet më shumë se 15-20 kilometra larg shkollës qendrore më të afërt.

të fundit

Aksident tragjik me dy viktima në Golem, identifikohet viktima e dytë (EMRI)

Oldion Tusha 42-vjeç banues në Mirditë, është viktima e dytë e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para…

23 seconds ago

Alejandro Balde vendos të largohet nga Barcelona, Manchester United në garë për mbrojtësin

Sipas MARCA, Alejandro Balde ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar nga Barcelona para mbylljes së afatit kalimtar të verës.Mbrojtësi…

5 minutes ago

Tension te Real Madridi, Vinicius i kërkon Arda Gulerit të mos ia pasojë gjithmonë topin Mbappes

Real Madridi mundi Espanyolin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të La Ligës me një gol në…

5 minutes ago

Trump kërkon fundin e menjëhershëm të krizës humanitare në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për situatën në Iran, duke e cilësuar atë një “krizë humanitare me përmasa…

6 minutes ago

Janevska: 26 shkolla rurale pa regjistrime në klasë të parë pritet të mbyllen

Nxënësit do të kenë tekste shkollore, ato janë shpërndarë dhe ndodhen nëpër shkolla. Për herë të parë këtë vit, këtë…

9 minutes ago

Sali: Ekspertiza e specializuar dhe përgjegjësia institucionale, kyçe për përshpejtimin e reformave

Sot, në Qendrën për Trajnime të Ministrisë për Çështje Evropiane, u mbajt prezantimi i Strategic Priorities Expertise Facility (PREF), një…

11 minutes ago