“Jahja Kemal”: Horizonte të reja të bashkëpunimit

Drejtuesit e ShMP “Jahja Kemal” priti me nderimet më të larta, Kryetarin e Këshillit Botëror për Tolerancë dhe Paqe, z. Ahmed Bin Mohammad Al-Jarvan dhe Prof. Dr. Zoran Ilievski, nga Këshilli Botëror për Tolerancë dhe Paqe.

Z. Musa Tekkojun informoi mysafirin i nderuar me një biografi të shkurtër të ShMP “Jahja Kemal”, për funksionimin, organizimin, aktivitetet e ndryshme, konkurset dhe sukseset e arritura. Ai gjithashtu foli për aktivitetet që ShMP “Jahja Kemal” ndërmori vazhdimisht, në lidhje me tolerancën, paqen dhe bashkëjetesën.

Këshilli Botëror për Tolerancë dhe Paqe është një organizatë e madhe me seli në Maltë, dhe zyra rajonale për Evropën Jug-Lindore është në Shkup. Dhe qëllimi i tij kryesor është përhapja e paqes, mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëjetesës.

Të dy palët ranë dakord të fillojnë bashkëpunimin e tyre konstruktiv në të ardhmen me projekte të ndryshme.

Shtuar 21.03.2021 10:03